Ligjet e luftës parashikojnë mbrojtjen e civilëve dhe ushtria izraelite nuk po e bën këtë në Gaza.
Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një intervistë për CNN.
“Nga shifrat e viktimave civile, është e qartë se kjo nuk po ndodh”, përsëriti ai, raporton ANSA.
Ndryshe, ushtria izraelite hapi sot korridore të reja për arratisjen e civilëve në jug të territorit palestinez, ndër to është rruga e daljes nga Al Shifa, kompleksi më i madh spitalor në Rripin e Gazës.
Korridoret do të jenë të hapura ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 16:00 sipas kohës lokale. Izraeli është nën presion në rritje edhe nga aleatët e tij të vendosur si Shtetet e Bashkuara për viktimat civile në Gaza.
Edhe pse liderët izraelitë refuzojnë thirrjet për një armëpushim, Izraeli u ka dhënë civilëve të bllokuar në qytetin e rrethuar të Gazës dhe pjesë të tjera të veriut një shans për të dalë për disa ditë.
Ushtria izraelite njoftoi se një korridor i sigurt do të hapej të dielën direkt nga spitali i goditur Al Shifa, kompleksi më i madh mjekësor i territorit, në jug relativisht më të qetë të Gazës.