Inteligjenca ruse: SHBA po detyron Ukrainën të rekrutojë të mitur dhe gra

Bota

Inteligjenca ruse: SHBA po detyron Ukrainën të rekrutojë të mitur dhe gra

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Drejtori i shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse SVR Sergey Naryshkin tha sot se Shtetet e Bashkuara po detyrojnë Ukrainën të zbatojë mobilizimin maksimal dhe të rekrutojë gratë, të miturit dhe të moshuarit.

“Perëndimi po i kërkon regjimit të presidentit ukrainas Zelensky të injorojë humbjet dhe t’i demonstrojë komunitetit botëror pamundësinë e një fitoreje ruse në konfliktin ukrainas.

Në veçanti, të dhënat e marra nga SVR tregojnë se SHBA po drejton Ukrainën, drejt mobilizimit maksimal, për të kompensuar humbjet e rënda në ushtrinë ukrainase gjatë kundërsulmimeve të pasuksesshme”, tha Naryshkin.

Ai shtoi se amerikanët dhe britanikët i kanë rekomanduar udhëheqjes ushtarako-politike të Ukrainës që të rekrutojë personat e moshës 17 deri në 70 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat