Rusia nuk e mbështet terrorizmin në asnjë formë, por nuk beson se lufta kundër tij duhet të shkelë ligjin humanitar.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, duke komentuar konfliktin Izrael-Palestinë, shkruan Tass.
“Dëshiroj të ritheksoj se ne dënojmë çdo formë të terrorizmit, por kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit, është e nevojshme të përdoren metoda që as sugjerojnë dënim kolektiv dhe as nuk bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare humanitare, ose më saktë, të themi sinqerisht, e shkelin atë në mënyrë flagrante,” vuri në dukje diplomati i lartë rus në një takim me homologët e tij nga një numër vendesh anëtare të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.