Një tërmet me magnitudë shtatë gradë të shkallës Rihter është regjistruar në brigjet e Vanuatu në Paqësorin Jugor, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA.
Tërmeti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 04:47 me orën lokale në brigjet e Vanuatu.
Ai ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash.
Nuk ka informacione për viktima apo dëme të mundshme.