Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka reaguar pas lirimit të pengjeve të para në konfliktin në Gaza, duke thënë se ky është vetëm fillimi dhe se presin të lirohen më shumë të tjerë nesër dhe pasnesër.
ANSA citon presidentin Biden të ketë deklaruar se vajza 4-vjeçare amerikane, Abigail është ende në duart e Hamasit.
"Zgjidhja me dy shtete në Lindjen e Mesme është tani më e rëndësishme se kurrë," shtoi Biden.
Duke shtuar se është e nevojshme të punohet për një të ardhme pasi "kjo lloj dhune është e paimagjinueshme".