LIVE: “Gjunjëzohet” Rusia, pranon dështimin e madh – ja veprimet e radhës!

Bota

LIVE: “Gjunjëzohet” Rusia, pranon dështimin e madh – ja veprimet e radhës!

Nga: Bota sot Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 06:42 Përditësuar në ora: 19:50 më 27.11.2023
Lufta Ukrainë - Rusi

Ukraina lëshon alarm për sulme ajrore ruse në të gjithë vendin

Ukraina lëshoi sirenat e alarmit për sulme ajrore në të gjithë vendin më 27 nëntor, pasi Rusia i vazhdoi sulmet edhe gjatë natës.

Alarmi u lëshua pasditen e së hënës, pasi Forca Ajrore e Ukrainës raportoi për një kërcënim raketor, për shkak të ngritjes së avionëve luftarakë rusë, Mig-31, nga fusha ajrore në Mozdok, në jug të Kurskut, rreth 55 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Civilëve iu kërkua të qëndronin brenda dhe të strehoheshin gjatë alarmit, i cili ra pasi Rusia e bombardoi gjatë natës infrastrukturën civile dhe vendbanimet në rajonet jugore të Ukrainës, Herson dhe Dnipropetrovsk.

Forcat ruse e goditën qytetin Herson plot 56 herë gjatë 24 orëve të fundit, duke e lënduar një civil, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin, në Telegram.

Në Dnipropetrovsk, Rusia e sulmoi Nikopolin dhe rrethinat e tij, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak.

“Qyteti Marhanets u sulmua me artileri të rëndë”, tha Lysak, duke shtuar se nuk raportohet për viktima apo dëme.

Sulmet më të fundit vijnë në një kohë kur Ukraina është goditur edhe nga një stuhi e madhe e borës, e cila ka shkaktuar ndërprerje të rrymës dhe mbyllje të rrugëve në shumicën e territorit të vendit.

Në Kiev, kryetari Vitali Klitschko, njoftoi se, me gjithë kërcënimet nga sulmet ruse, pema e Krishtlindjes do të vendoset në sheshin kryesor të kryeqytetit ukrainas. Megjithatë, nuk do të ketë festë e as panaire të Krishtlindjes në kryeqytet, për arsyeje sigurie, shtoi ai.

Në fushëbetejë, forcat ukrainase i luftuan 63 beteja përgjatë vijës së frontit në 24 orët e fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës më 27 nëntor. Luftimet më të ashpra ndodhën në rajonet lindore të vendit, Harkiv dhe Donjeck, tha ushtria.

Qyteti industrial Avdivka, në Donjeck, mbetet pika kyçe e ofensivës së Moskës në lindje të Ukrainës, ku forcat ruse janë duke u përpjekur pa sukses t’i rrethojnë trupat ukrainase tash e disa muaj dhe kanë pësuar humbje materiale dhe në njerëz si pasojë./REL

Kremlini pranon dështimin, ja çfarë ka ndodhur me aviacionin civil

Sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian kanë prekur në mënyrë dramatike aviacionin civil të Rusisë. Tani e pranojnë këtë fakt në Kremlin, kështu që ministri rus i Transportit Vitaly Savelyev pranoi publikisht këto ditë se si rezultat i sanksioneve të vendosura kundër industrisë së aviacionit, Federata Ruse humbi 76 avionë pasagjerësh dhe këtë e raportoi e përditshmja e Moskës.

Kommersant.Ministri Savelyev kujtoi se sanksionet kundër industrisë ruse të aviacionit u vendosën pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë. Në veçanti, SHBA dhe BE ndaluan dorëzimin e avionëve dhe komponentëve në Federatën Ruse, dhe gjithashtu i obliguan qiradhënësit të kthenin avionët që tashmë ishin marrë me qira, të cilat sipas “Bloomberg” përbënin deri në 40% të flotës ruse.

Pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, u vendosën sanksione të mëdha kundër industrisë së aviacionit të Federatës Ruse, e cila mbylli hapësirën ajrore mbi shumë vende të botës për avionët rusë. Sanksionet ndalojnë, ndër të tjera, furnizimin e Rusisë me avionë amerikanë dhe evropianë, si dhe me pjesë këmbimi për ta.

Linjat ajrore ruse po përpiqen të luftojnë mungesën e pjesëve rezervë duke blerë nga vendet e treta ose duke çmontuar avionët e tyre. Kështu, nga marsi deri në gusht 2022, kompanitë ruse blenë pjesë këmbimi dhe komponentë nga prodhues evropianë dhe amerikanë jashtë vendit për një total prej rreth 44 milionë dollarësh, por më shpesh bëhet fjalë për blerjen e pjesëve rezervë që ishin tashmë në përdorim, të hequra nga aeroplanë të tjerë, dhe jo për blerjen e të rinjve.

Në kushtet e sanksioneve, kompania Aeroflot dërgoi avionin e saj për riparime në Iran për herë të parë në histori.

Zelensky falënderon ushtrinë ukrainase për luftimin e sulmeve ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar ushtrinë e Ukrainës për luftimin e sulmeve ruse dhe shërbimet e saj të shpëtimit për ndihmën në trajtimin e motit ekstrem.

Rreth 400 vendbanime në 10 rajone kanë mbetur pa energji për shkak të kushteve atmosferike, shkruan Sky News.

Zelensky tha se beteja intensive po vazhdonin në rajonet lindore të Donetsk dhe Kharkiv.

Ndërsa moti sfidues po prekte zonat nga rajoni i Kievit deri në jug të Odesës.

Rusia nuk ndalet, rekruton sërish ushtarë nga Wagneri

Përpjekja për rebelim nga Grupi Wagner ishte një pikë kthese në marrëdhënien midis paraushtarakëve dhe qeverisë së Kremlinit. Pas ndërmjetësimit të Presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ushtarët e Yevgeny Prigozhin ndaluan përparimin e tyre drejt Moskës.

Megjithëse gjërat u qetësuan, plaga nuk u mbyll. Prigozhin u cilësua si tradhtar nga Presidenti Vladimir Putin dhe vetëm disa javë pas tentativës për sulm ndaj Moskës, lideri i Wagnerit vdiq në një aksident ajror. Një aksident që shumëkush nuk ngurroi t'ia faturonte Kremlinit. Për pjesën tjetër të luftëtarëve të grupit paraushtarak, Putin ofroi disa alternativa: të ktheheshin në shtëpi dhe të linin armët ose të shërbenin në ushtrinë ruse.

“Wagner nuk ekziston më”, tha Putin në mes të korrikut. Tani, shumë prej anëtarëve të Wagner tashmë “në pension”, Kremlini po përpiqet t'i vërë në shërbim të tij. Por, jo më si pjesë e një grupi paraushtarak, por si njësi të ushtrisë së saj më të përzgjedhur, e cila varet drejtpërdrejt nga udhëheqësi i Kremlinit: Rosgvardia.

Grupi paraushtarak ndaloi rekrutimin e ushtarëve pas marshimit të dështuar në Moskë, duke u detyruar të çmontojë bazën e tij ushtarake në Rusinë jugore dhe të dorëzojë tonelata me armë. Në atë kohë, Putin u ofroi luftëtarëve të nënshkruanin kontrata me ushtrinë, duke e bërë grupin Wagner të zhdukej plotësisht. Pas vdekjes së Prigozhinit, një ish-komandant i lartë i Wagner, Andrei Troshev, u takua me Putinin rreth një përdorimi të mundshëm të Wagnerit në Ukrainë. Një takim që përfundoi në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes.

Stuhia lë pa rrymë Ukrainën

Një stuhi ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 2.000 qytete dhe fshatra në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, tha Qeveria më 27 nëntor, duke rritur presionin ndaj sistemit të shpërndarjes së rrymës, që veçse është i brishtë.

Infrastruktura e energjisë është shënjestruar vazhdimisht nga forcat ruse dhe Kievi ka paralajmëruar se Moska po përgatitet për sulme të reja ndaj ndërtesave kyçe të energjisë gjatë këtij dimri.

“Në total, 2.019 vendbanime në 16 rajone janë shkëputur nga sistemi i energjisë”, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Të paktën 1.370 kamionë me mallra dhe 840 makina janë dëmtuar për shkak të dëborës, që në disa rajone ka arritur deri në dy metra.

Sipas Ministrisë së Brendshme, pjesa jugore dhe qendrore e Ukrainës është goditur më së keqi.

Mbi 1.500 punëtorë të shpëtimit janë përfshirë në përpjekjet për të larguar dëborën, por edhe makinat e bllokuar nëpër rrugë.

Kompania pritave e energjisë në Ukrainë, DTEK, tha të hënën se ka arritur të kyç sërish në sistemin energjetik pothuajse 250 vendbanime.

Në qytetin jugor të Odesës, që ka qenë subjekt i sulmeve të vazhdueshme ruse, autoritetet thanë se kanë ndihmuar 1.624 persona që ishin bllokuar për shkak të dëborës.

Autoritetet rajonale thanë se temperaturat kanë rënë në minus dhe erërat po fryjnë deri në 72 kilometra në orë.

Rusia – që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar – dimrin e kaluar sulmoi pareshtur sistemin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona ukrainas pa rrymë për periudha të gjata kohore gjatë ditëve të ftohta të dimrit./REL

Përmbledhje e ngjarjeve të fundit në luftën Ukrainë - Rusi

Nga: M.H.

Rusia duhet të tërheqë sistemet e mbrojtjes ajrore nga Kaliningrad, provinca e saj e jashtme në Detin Baltik, për të zëvendësuar ato që ka humbur në luftën në Ukrainë, sipas një përditësimi të inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. "Kjo pason një rritje të humbjeve të sistemeve të mbrojtjes ajrore SA-21 në Ukrainën e pushtuar nga Rusia në fund të tetorit 2023."

Lëvizja tregon se Rusia është kaq e stërngarkuar nga lufta e saj në Ukrainë, saqë i duhet të pranojë rrezik shtesë për Kaliningradin me rëndësi strategjike, i cili kufizohet nga tre anët nga vendet anëtare të NATO-s, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Numri i të vdekurve të ushtrisë ruse në Ukrainë ka arritur në 324,830 sipas vlerësimeve të dhëna nga ushtria ukrainase, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.

Rusia dërgoi valë të dronëve kamikaze në Ukrainë të shtunën, në atë që Kievi tha se ishte sulmi më intensiv me dron që nga fillimi i luftës. Pesë persona u plagosën nga rënia e mbeturinave, ndërsa disa ndërtesa u dëmtuan pasi rreth 17,000 njerëz në rajonin e Kievit mbetën pa energji elektrike, thanë raportet. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 74 nga 75 dronët.

Në Rusi, 24 dronë thuhet se sulmuan rajonin e Moskës dhe tre provinca të tjera në jug dhe perëndim, ndërsa dy raketa ukrainase u lëshuan mbi detin Azov. Një person u plagos në qytetin Tula, në jug të Moskës, kur një dron i përgjuar goditi një ndërtesë apartamentesh, raportohet.

Trupat ruse vazhdojnë përpjekjet për të avancuar pranë Avdiivka me forcat ukrainase duke zmbrapsur sulmet në veri-lindje, perëndim dhe jug-perëndim të saj. Sipas raporteve të shtabit të përgjithshëm ukrainas, Rusia ka kryer sulme ajrore në mbështetje të operacioneve tokësore të orientuara drejt rrethimit të qytetit në periferi të Donetsk.

Ushtarët rusë "kërkojnë të ripushtojnë" qytetin e Kupiansk në rajonin e Kharkiv, sipas zëdhënësit të forcave tokësore të Ukrainës, Volodymyr Fitio. "Armiku synon të përparojë në vendbanimin e Sinkivka në mënyrë që të zhvillojë suksesin e tyre të mëtejshëm në ofensivën në Kupiansk," tha ai.

Ministri i industrisë së armëve të Ukrainës ka bërë thirrje që vendi të kthehet në "arsenalin e botës së lirë" dhe të sigurojë armë për eksport. Oleksandr Kamyshin synon të ringjallë sektorin shtetëror dhe të koordinojë ndërmarrjet private për të nxitur eksportin e armëve.

Shumë nga vendet që kanë sanksionuar Rusinë për luftën në Ukrainë duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të ndërprerë furnizimin me teknologji për fushatën e saj të luftës elektronike, sipas një raporti të ri. Ai emërton kompani pjesët e të cilave janë gjetur në pajisjet ruse.

Ukraina ka nevojë për më shumë mbrojtje ajrore për të mbrojtur rrugët e eksportit të grurit, ka thënë Presidenti Volodymyr Zelenskiy në samitin Grain from Ukraine për sigurinë ushqimore në Kiev, ku morën pjesë liderë nga vendet evropiane, përfshirë Zvicrën dhe Lituaninë.

Rreth 2,100 automjete nuk janë në gjendje të hyjnë në Ukrainë për shkak të një bllokadë polake. Sipas një përditësimi nga ministria e infrastrukturës së Ukrainës, e raportuar nga Kyiv Independent, fluksi i trafikut në vendkalimin Dorohusk-Yahodyn - zakonisht 680 kamionë në ditë - tani zvogëlohet në disa dhjetëra çdo 24 orë.

Trupat ruse vazhdojnë përpjekjet për të avancuar pranë Avdiivka

Nga: M.H.

Forcat e Kievit kanë zmbrapsur sulmet në veri-lindje, perëndim dhe jug-perëndim të Avdiivka gjatë 24 orëve të fundit, sipas raporteve të shtabit të përgjithshëm ukrainas.

Gjatë ditës së kaluar, Rusia ka kryer sulme ajrore në mbështetje të operacioneve tokësore që synojnë rrethimin e qytetit në periferi të Donetsk.

Instituti për Studimin e Luftës, një institut amerikan, ka vlerësuar se trupat ruse ka të ngjarë të përpiqen të ndërpresin linjat e furnizimit të Ukrainës në Avdiivka për të izoluar qytetin. Megjithatë, mbrojtësit ukrainas vazhdojnë të mbajnë pozicionet e tyre dhe kanë mposhtur 23 sulme ruse, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.

Sipas raportimeve të mëtejshme nga Euromaiden, njësitë ruse kanë ndërmarrë sulme të këmbësorisë pranë vendbanimeve Stepove, Pervomaiske dhe Novokalynove për të bllokuar rrugët kyçe të hyrjes në Avdiivka.

Deri më tani, këto sulme nuk kanë arritur përparime, me trupat ukrainase ende në kontroll të autostradave kryesore që çojnë në qytet.

Letonia ofron ndihmë për t'i dhënë fund bllokadës kufitare polake

Nga: M.H.

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Krišjānis Kariņš, ka ofruar të ndihmojë në negocimin e një marrëveshjeje për zhbllokimin e kufirit polak me Ukrainën, sipas raporteve nga Kyiv Independent.

Rrjedha e trafikut në vendkalimin Dorohusk-Yahodyn të Ukrainës vazhdon të ngadalësohet nga protestat e shoferëve polakë të kamionëve, të cilët besojnë se zbutja e rregullave të transportit të BE-së po i lejon shoferët ukrainas që hyjnë në Poloni të dëmtojnë bizneset lokale, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.

Gjatë një telefonate më 25 nëntor, Kariņš i tha Sekretarit të Çështjeve të BE-së të Polonisë, Szymon Szynkowski, se Letonia ishte gati për të ndihmuar në "dhënien e ndihmës në kërkimin e zgjidhjeve" për zgjidhjen e ngërçit.

Më shumë se 2000 automjete janë bllokuar në kufi dhe dy drejtues kamionësh dihet se kanë vdekur në protesta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat