Nëna e një vajze të re ukrainase, e prekur nga një gjendje e rrallë dhe fatale gjenetike e zemrës, u bëri thirrje autoriteteve italiane që ta ndihmonin të merrte një bar të rrallë amerikan që nuk disponohet në Itali dhe është i vetmi trajtim që mund të shpëtojë jetën e vajzës së saj.
Zemra e vajzës tashmë u ndal tri herë radhazi natën e 22 korrikut dhe ajo u rianimua nga mjekët e urgjencës në Spitalin e Detit të Napolit.
Nëna, një mjeke ukrainase e quajtur Oleksandra Kotsiborska, falënderoi Spitalin e Detit dhe bëri thirrje që ta ndihmojnë në sigurimin e ilaçit në SHBA, në mënyrë që vajza e saj të mund të jetojë.
Gjendja e rrallë gjenetike e zemrës, e quajtur Long QT, manifestohet për shkak të aritmisë ventrikulare dhe shkakton të fikët, sinkopë (humbje e vetëdijes) dhe vdekje të papritur. /ANSA