Olena Zelenska: Nëse bota lodhet nga ndihma për Ukrainën, ne do të vdesim!

Bota

Olena Zelenska: Nëse bota lodhet nga ndihma për Ukrainën, ne do të vdesim!

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:59
Olena Zelenska: Nëse bota lodhet nga ndihma për Ukrainën, ne do të vdesim!

Lufta në Ukraina ka hyrë në ditën e 654-ët, por bota tani, ditët e këtij konflikti nuk po i numëron më.

Bashkëshortja e presidentit Volodymir Zelensky, Olena, e ktheu apelin e saj emocionues në përpjekjen më të fundit që bota të mos e harrojë luftën e vendit të saj, përballë shpërthimit të ri të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Nëse perëndimi nuk e vazhdon ndihmën financiare, ukrainasve, u shpreh ajo, u rrezikohet ekzistenca. Reagimi i Zonjës së Parë të Ukrainës erdhi pak pasi senatorët republikanë në SHBA bllokuan një projektligj kyç ndihme, i cili do të kishte ofruar më shumë se 60 miliardë dollarë mbështetje për vendin e përballur me një agresion brutal nga ana e Rusisë.

Duke folur disa orë pas një sulmi raketor rus, Zelenska tha se: Nëse bota lodhet, ata thjesht do të na lënë të vdesim. Na dhemb shumë kur e shohim një gjë të tillë. Është çështje jete për ne.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se fondet amerikane për Ukrainën mund të mbarojnë së shpejti, por republikanët në Kongres po bëjnë rezistencë pasi duan ta lidhin vazhdimësinë e kësaj ndihme me një marrëveshje për kufirin me Meksikën. Ata po kërkojnë të sigurojnë kompromise nga presidenti Joe Biden dhe demokratët në Kongres për financimin e masave kufitare të SHBA-së, në këmbim të mbështetjes së tyre.

Bideni e bëri të qartë se dështimi për të rënë dakord për ndihmën e Ukrainës do të ishte një “dhuratë” për presidentin Vladimir Putin, duke paralajmëruar se historia “do t’i gjykonte ashpër ata që ia kthyen shpinën kauzës së lirisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat