LIVE: Çka ndodh nëse ShBA humb Ukrainën, flet ish-presidenti ukrainas– “Zhduket” Navalni, aletatët e tij lëshojnë alarmin

Bota

LIVE: Çka ndodh nëse ShBA humb Ukrainën, flet ish-presidenti ukrainas– “Zhduket” Navalni, aletatët e tij lëshojnë alarmin

Nga: Bota sot Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 06:28 Përditësuar në ora: 06:24 më 11.12.2023
Alexei Navalny

Fondet për Ukrainën mbeten pezull nga Kongresi, Shtëpia e Bardhë rrit përpjekjet për të dërguar ndihmat drejt Kievit

Shtëpia e Bardhë do të rrisë angazhimin me ligjvënësit amerikanë në përpjekje për të arritur një marrëveshje dypartiake që do të ofronte ndihma ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin, ndërkohë që do të forconte sigurinë kufitare, tha një senator demokrat të dielën.

Republikanët kanë këmbëngulur se miratimi i fondeve shtesë për Ukrainën duhet të shoqërohet me ndryshime të mëdha për sigurimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Një grup senatorësh nga të dy partitë, që po përpiqen të ndërmjetësojnë një kompromis, kanë shënuar pak përparime ndërsa ka ngelur më pak se një javë përpara se Kongresi të fillojë pushimet e Krishtlindjes.

“Shtëpia e Bardhë do të angazhohet më shumë këtë javë”, tha Senatori Chris Murphy, negociatori kryesor demokrat, në emisionin televiziv “Meet the Press” të kanalit NBC News. Zoti Murphy tha se ishte e rëndësishme të dihej nëse Presidenti Joe Biden do të nënshkruante ndonjë marrëveshje të mundshme.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi javën e kaluar se administrata e Presidentit Biden është e hapur për kufizime të reja në dhënien e azilit për migrantët në rast të arritjes së një marrëveshjeje.

Senatori Murphy tha se kërkesat e republikanëve për sigurinë kufitare ishin “të paarsyeshme” dhe se ata “po bëjnë lojëra me sigurinë e botës” duke e lidhur ndihmën ushtarake me masat e sigurisë kufitare të Shteteve të Bashkuara.

Disa republikanë kanë bërë thirrje për dispozita ligjore për deportimin e menjëhershëm të migrantëve që kalojnë kufirin ilegalisht, pa u dhënë mundësi që të kërkojnë azil. Ata kanë bërë gjithashtu thirrje për të tkurrur në masë të madhe programet e Presidentit Biden që kanë lejuar qindra mijëra emigrantë të futen në Shtetet e Bashkuara në rrugë të ligjshme./ VOA

Kongresi mban “peng” fondet për Ukrainën, Biden takim me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të martën, ndërsa diskutimet mbi një marrëveshje ndihme për Ukrainën mbeten të bllokuara në Kongres.

Vizita, të cilën Shtëpia e Bardhë e njoftoi të dielën, është vizita e dytë e Zelensky në Uashington që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ai e vizitoi SHBA-në për herë të fundit në shtator.

Vizita e Zelensky vjen në një moment kritik të negociatave të Kongresit për ndihmë urgjente për Ukrainën.  Takimi ka për qëllim të “theksojë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë veten kundër pushtimit brutal të Rusisë”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

“Ndërsa Rusia shton sulmet e saj me raketa dhe dron kundër Ukrainës, udhëheqësit do të diskutojnë nevojat urgjente të Ukrainës dhe rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në këtë moment kritik,” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat