Biden takon Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja ndan 200 milionë shtesë dollarë për Ukrainën

Bota

Biden takon Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja ndan 200 milionë shtesë dollarë për Ukrainën

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:35
Pamje nga takimi

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka thënë Kongresit amerikan se dështimi për të miratuar një paketë ndihme për Ukrainën dhe Izraelin do t’i dhurojë presidentit rus, Vladimir Putin “dhuratën më të madhe të Krishtlindjeve”.

“Kongresi duhet të miratojë financa shtesë për Ukrainën para se të fillojnë pushimet e festave, para se t’i japin Putinit dhuratën më të madhe të Krishtlindjeve që mund t’i dhurohet”, tha ai në prezencën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili gjendet në Uashington.

Presidenti gjithashtu njoftoi një ndihmë shtesë prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën, raporton cnn.

Zelensky gjendet në Shtëpinë e Bardhë pasi takoi anëtarët e Kongresit, ku u mundua t’i bind ligjvënësit republikanë, të cilët janë kundër miratimit të ligjit për vazhdimin e ndihmave për Ukrainën, e cila po luftën ndaj Rusisë. Republikanët kanë bllokuar tash e një kohë paketën e ndihmave prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Ky është udhëtimi i tretë i udhëheqësit ukrainas në SHBA që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Ndryshe, ai vizitoi në muajin shtator dhe atëherë u takua me Bidenin në Zyrën Ovale në Uashington.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat