Danimarka do ta ndihmojë me 1 miliard euro Ukrainën

Bota

Danimarka do ta ndihmojë me 1 miliard euro Ukrainën

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 17:34
Volodymyr Zelensky

Qeveria e Danimarkës do të paraqesë një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën me vlerë 1 miliardë euro.

Njoftimi vjen ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy po takohet me liderët e vendeve nordike në Oslo, Norvegji.

Në fakt, lideri ukrainas po kërkon më shumë mbështetje financiare për luftën kundër pushtuesit rus, raporton skynews.

Danimarka tashmë ka dhënë ndihmë ushtarake prej rreth 2.8 miliardë eurove për ukrainasit dhe 378 milionë euro të tjera si mbështetje humanitare që nga pushtimi i Rusisë.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen tha të mërkurën në një konferencë për shtyp në Oslo se “do të paraqesë në parlament paketën e re të mbështetjes”.

Ndryshe, SHBA-ja, vendet e BE-së dhe Mbretëria e Bashkuar po e ndihmojnë më së shumti Ukrainën që nga pushtimi rus i 24 shkurtit të vitit të kaluar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat