Bashkimi Evropian vendosi të enjten të hapë negociatat e pranimit në Union për Ukrainën dhe Moldavinë.
Për këtë vendim ka reaguar këtë të premte Rusia.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ky vendim mund të çojë në destabilizimin e Bashkimit Europian.
Negociatat për t’u bashkuar me BE mund të zgjasin me vite ose dekada. BE ka pasur gjithmonë kritere strikte për pranimin dhe është e qartë se për momentin as Ukraina dhe as Moldavia nuk i përmbushin këto kritere. Është e qartë se ky është një vendim absolutisht i politizuar, dëshira e BE-së për të demonstruar mbështetje për këto vende. Por anëtarë të tillë të rinj mund të destabilizojnë BE-në dhe duke qenë se jetojmë në të njëjtin kontinent me BE-në, sigurisht që është një vendim që na përfshin edhe ne”, ka thënë Peskov.
Liderët e BE-së ranë dakord për hapjen e negociatave me Ukrainën, e cila prej 24 shkurtit të vitit 2022 është në luftë me Rusinë, por nuk pati dakordësi për një paketë 50 miliardë euro ndihme financiare për Kievin, e cila u kundërshtua nga Hungaria.