Volodymyr Zelenskyy do të mbajë nesër një konferencë "të madhe" për shtyp, tha Zyra e Presidentit të Ukrainës, përcjell Bota sot.
Nuk është ende e qartë se kur dhe ku do të zhvillohet, apo cili do të jetë fokusi.
Më herët, një gjeneral i lartë i ushtrisë ukrainase tha se trupat e tij janë detyruar të zvogëlojnë disa operacione ushtarake për shkak të mungesës së ndihmës së huaj.
Ushtarët po përballen gjithashtu me një mungesë predhash artilerie përgjatë "të gjithë vijës së frontit", tha gjeneral brigade Oleksandr Tarnavskyi.