Kreu i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinez (UNRWA), Thomas White, kritikoi urdhrin e ri izraelit për evakuimin e banorëve të Gazës qendrore të shtunën, i cili do të prekë më shumë se 150 mijë njerëz, shumë tashmë që janë zhvendosur disa herë.
“Njerëzit në Gaza janë njerëz. Ato nuk janë pjesë në një shah – shumë prej tyre tashmë janë zhvendosur disa herë”, tha White në X, raporton CNN.
“Ushtria izraelite vetëm urdhëron njerëzit të lëvizin në zonat ku ka sulme ajrore të vazhdueshme. Asnjë vend nuk është i sigurt për të shkuar”, shtoi ai.
Autoritetet izraelite lëshuan urdhra evakuimi për njerëzit në zonën e mesme të Gazës për t’u zhvendosur në Deir al Balah pasi Izraeli planifikon të zgjerojë operacionin e tij ushtarak në Gazën qendrore, sipas White.