Protestuesit polakë kanë zhbllokuar pikë-kalimin kyç kufitar Shehyni-Medyka midis Polonisë dhe Ukrainës, ka njoftuar ministrja e ekonomisë e Kievit, Yulia Svyrydenko.
“Një përmirësim i rëndësishëm në situatën në kufirin perëndimor”, tha Svyrydenko, raporton Guardian.
Kamionistët kishin bllokuar disa kalime me Ukrainën që nga 6 nëntori duke kërkuar nga Bashkimi Evropian të rivendoste një sistem ku kompanitë ukrainase kanë nevojë për leje për të operuar në bllok, dhe e njëjta gjë për kamionistët evropianë që kërkojnë të hyjnë në Ukrainë.
Atyre më vonë iu bashkuan fermerët që kërkuan subvencione nga qeveria për misrin dhe jo rritje të taksave.