Papa Françesku bëri apel për paqe të dielën ndërsa drejtoi meshën e Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
“Sonte, zemrat tona janë në Betlehem, ku Princi i Paqes është refuzuar edhe një herë nga logjika e kotë e luftës”, u tha ai rreth 6.500 besimtarëve.
Me këtë iu referua Jezu Krishtit.
Në mesazhin e tij, kreu i Kishës Katolike u bëri thirrje gjithashtu njerëzve që të mos jenë të fiksuar pas suksesit të kësaj bote.