Papa Françesku ripërsëriti të mërkurën ftesën e tij për t'u lutur për viktimat e luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
“Ju lutem, të mos harrojmë të lutemi për ata që vuajnë pasojat e tmerrshme të dhunës dhe luftës”, tha Papa gjatë audiencës së përgjithshme në Vatikan.
"Veçanërisht le të lutemi për Ukrainën e torturuar dhe për popujt e Palestinës dhe Izraelit.
Lufta është një e keqe, le të lutemi për përfundimin e luftërave," shtoi Françesku.