LIVE: Zbulohen dështimet e Ukrainës, del ‘sekreti’ i Putinit – ja vendimi i fundit i Amerikës!

Bota

LIVE: Zbulohen dështimet e Ukrainës, del ‘sekreti’ i Putinit – ja vendimi i fundit i Amerikës!

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 06:54 Përditësuar në ora: 19:07 më 28.12.2023
Foto ilustrim

Lufta në Ukrainë/ Zelensky bën deklaratën e fortë: Ndihma e SHBA do të mbulojë nevojat më urgjente të...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi presidentin amerikan Joseph Biden, Kongresin dhe popullin amerikan për paketën e ndihmës ushtarake me vlerë 250 milionë dollarë.

Ai theksoi se paketa e ndihmës do të mbulojë “nevojat më urgjente të Ukrainës”.

Zelensky deklaroi në rrjetin social X  se raketat shtesë dhe komponentët e tjerë për mbrojtjen ajrore, armët antitank, municionet, pajisjet e pastrimit të minave dhe pajisje të tjera, të cilat janë pjesë e paketës së ndihmës, do të mbulojnë nevojat më urgjente të Ukrainës.

“Udhëheqja amerikane në koalicionin e mbi 50 vendeve, të cilat i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake, është çelësi për të kundërshtuar terrorin dhe agresionin, jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë botën”, tha Zelensky.

Vazhdon ndihma e SHBA për Ukrainën, gati të ofrojë armatime me vlerë 250 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihma për Ukrainën që kapin vlerën deri në 250 milionë dollarë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se kjo do të jetë paketa e fundit e ndihmës ushtarake për Ukrainën për këtë vit, ndërsa në Kongres vazhdon ngërçi që ka bllokuar miratimin e një pakete ndihme të propozuar nga Presidenti Joe Biden.

Ndihma e fundit përfshin një sërë municionesh për mbrojtjen ajrore dhe sisteme të raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie dhe sisteme kundër blindave, mbi 15 milionë fishekë, pajisje mjekësore dhe të tjera

Ndihma është siguruar përmes një autoriteti presidencial që mundëson realizimin me shpejtësi të ndihmës përmes tërheqjes nga rezervat e Pentagonit.

Në një deklaratë, nënkoloneli i Marinës Garron Garn, tha se Pentagoni nuk ka fonde të tjera për të zëvendësuar armët e marra nga rezervat e Departamentit të Mbrojtjes. Po ashtu, Nisma për Sigurinë e Ukrainës, e cila merret me financimet afatgjata, ka ngelur pa fonde.

Si rezultat, zoti Garn tha të mërkurën se “pa financim shtesë, do të ketë mungesë në rezervat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, duke ndikuar në gatishmërinë ushtarake amerikane”.

Presidenti Joe Biden po i kërkon Kongresit miratimin e një pakete ndihme prej 110 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe nevoja të tjera të sigurisë kombëtare. Kjo paketë përfshin 61.4 miliardë dollarë për Ukrainën, gjysma e së cilave për të rimbushur rezervat e Pentagonit.

Paketa përfshin gjithashtu rreth 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe luftën e saj kundër Hamasit, ndërsa 14 miliardë janë për sigurinë kufitare të Shteteve të Bashkuara. Fondet e tjera do të shkojnë për nevojat e sigurisë në Azi-Paqësor.

Ky projektligj po kushtëzohet nga republikanët, të cilët kërkojnë miratimin e fondeve për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se pa miratimin e fondeve shtesë, ndihma amerikane për Kievin do të mbarojë deri në fund të vitit. Shtetet e Bashkuara kanë miratuar disa paketa ndihme për Ukrainën në luftën e saj për të rimarrë territoret e pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i agresionit të Kremlinit në shkurt 2022.

Kongresi ka miratuar më shumë se 110 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën që pas sulmit të Rusisë, por nuk ka miratuar asnjë fond që kur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar të vitit 2023.

Ndihma e fundit amerikane vjen ndërsa lufta në Ukrainë po futet në maujin e 22-të. Ndërkohë, Rusia ka sulmuar me pothuajse 50 dronë Shahed në objektiva të ndryshme në Ukrainë dhe bombardoi një stacion treni në qytetin jugor të Khersonit, ku mbi 100 civilë po prisnin një tren që shkonte drejt Kievit. Ditë më parë, avionët luftarakë ukrainas dëmtuan një luftanije ruse në Detin e Zi pranë Krimesë, ndërsa ushtarët e të dyjave palëve po përpiqen të përparojnë përgjatë vijave të frontit.VOA

Ja sa do të zgjasë lufta në Ukrainë

Në mars 2023 gjatë vizitës së presidentit kinez në Moskë, Vladimir Putin i tha Xi Jinping se Rusia do të luftojë të paktën pesë vjet në Ukrainë, shkruan rrjeti japonez Nikkei duke cituar burimet e veta.

Me këto deklarata, sipas burimeve të rrjetit japonez, Putin u përpoq të siguronte Kinën se lufta e zgjatur është e dobishme për Rusinë dhe në analizë përfundimtare Moska do të dalë prej saj fituese. Në të njëjtën kohë, kjo vërejtje, siç vlerësojnë burimet e Nikkei, ishte një paralajmërim për Xi që të mos ndryshojë qëndrimin e tij pro-rus.

Megjithatë, udhëheqja e Kinës, vlerëson rrjeti Nikkei, është e dyshimtë nëse e konsideron të besueshme deklaratën e Putinit për qëllimin e tij për të vazhduar luftën për pesë vjet. Bazuar në këto deklarata, Nikkei arrin në përfundimin se mesazhet e Putinit përmes kanaleve diplomatike se ai është i gatshëm për bisedime armëpushimi nuk duhet të merren në vlerë.

Më 23 dhjetor, The New York Times, duke cituar dy ish-zyrtarë të rangut të lartë rusë, shkroi se Putin filloi të dërgonte mesazhe përmes kanaleve diplomatike në shtator 2023 se ai ishte gati të fillonte bisedimet për armëpushimin me Ukrainën dhe të ngrinte konfliktin në vijën e frontit aktual, me kusht që se Rusia ruan territoret që ka pushtuar.

Sipas burimeve të Nikkei, Putin thjesht mund të dëshirojë të krijojë iluzionin se po shkon drejt një armëpushimi apo edhe paqes përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të Rusisë në mars, duke besuar se një atmosferë e tillë do ta favorizojë atë në zgjedhjet e ardhshme. 

Tensionet Rusi-NATO, diplomati kërcënon Finlandën

Finlanda do të jetë vendi i parë që do të vuajë pasojat në rast të një përshkallëzimi të tensioneve midis Rusisë dhe NATO-s për shkak të afërsisë së saj me të parën, citoi agjencia e lajmeve RIA të enjten një diplomat të lartë rus.

Finlanda iu bashkua NATO-s këtë vit pasi mbajti një status asnjanës për shumë dhjetëvjeçarë, një lëvizje e cila Rusia thotë se e ktheu Helsinkin në një aktor armiqësor sipas pikëpamjes së saj.

“Ata kishin jetuar të qetë dhe në paqe dhe papritmas përfunduan mes Rusisë dhe NATO-s si anëtare e asaj aleance, por duke qenë se ata janë fqinjët tanë, nëse, Zoti na ruajt, do të ketë ndonjë përshkallëzim, ata do jenë të parët që do të vuajnë”, tha për RIA-n Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë.

Rusia e paralajmëroi Finlandën këtë muaj lidhur me një marrëveshje të re mbrojtjeje që i jep Shteteve të Bashkuara qasje të gjerë në afërsi të kufirit finlandez me Rusinë.

Si mundet Rusia ta përgjojë Ukrainën përmes kamerave të sigurisë

Mijëra sisteme ruse të mbikëqyrjes me video, që përdoren nga qytetet, infrastruktura, kompanitë private dhe shtëpitë e rëndomta në Ukrainë, mund të dërgojnë pamje në serverë të vendosur në Moskë, që janë në pronësi të kompanive të mëdha ruse, të cilat u shërbejnë qeverisë dhe ushtrisë ruse, ka mësuar njësiti hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Skemat.

Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe i Mbrojtjes së Informatave ka thënë për Skemat se e ka paralajmëruar qeverinë se sistemet e mbikëqyrjes me video, TRASSIR, të cilat shiten nga firma me bazë në Moskë, DSSL, përbëjnë rrezik për sigurinë. Ekspertët teknikë, përfshirë një specialist të TRASSIR-it, dhe një ish-oficer të lartë të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU), i bënë jehonë atij vlerësimi.

“Nëse kjo kamerë do të ishte e vendosur në ndonjë objekt të infrastrukturës kritike, mund të ngrihej pyetja se çfarë shohin punonjësit në anën tjetër dhe pronarët e atij serveri, dhe se si e përdorin ata atë informacion për qëllime ushtarake”, ka thënë Serhiy Denysenko, drejtor ekzekutiv i kompanisë ukrainase për sigurinë e informatave, CyberLab. Me “anën tjetër”, ai e kishte fjalën për Rusinë. Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022.

Deri më tani, Qeveria e Ukrainës nuk ka lëshuar ndonjë paralajmërim publik kundër përdorimit të sistemeve të mbikëqyrjes me video, TRASSIR. Megjithatë, pasi Skemat publikoi një raport për rezultatet e hulumtimit të tij, më 7 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme, Ihor Klymenko, u zotua se autoritetet shtetërore do të kryenin në “verifikim tërësor” të gjetjeve të gazetarëve. “Natyrisht, është e papranueshme kur çfarëdo kamere, qoftë edhe në mënyrë hipotetike, mund të lidhet dhe të transmetojë informata, veçanërisht gjatë kohës së luftës, në ndonjë vend [të huaj]”, ka thënë Klymenko në televizionin shtetëror, të nesërmen.

Uzina e mbyllur e energjisë bërthamore e Çernobilit, e cila ishte okupuar nga forcat ruse për më shumë se një muaj në fillim të pushtimit, është ndër vendet e ndjeshme të administruara nga qeveria që ka përdorur sistemet e mbikëqyrjes me video, TRASSIR, sipas bazës së të dhënave për import-eksport, ImportGenius, dhe një letre dërguar DSSL-së nga një përfaqësues i uzinës së Çernobilit. Të tjera institucione përfshijnë Autoritetin e Porteve Detare të Ukrainës dhe Shërbimin e Kërkimit dhe Shpëtimit Detar në qytetin-port të Detit të Zi, Odesa, sipas bazës së të dhënave të prokurimit publik, Prozorro. Blerjet u bënë si para, ashtu edhe pasi Rusia okupoi Gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, dhe nxiti luftë në rajonin lindor, Donbas, më 2014.

Qyteti jugor me rëndësi strategjike, Herson, të cilin forcat ruse e okupuan për muaj të tërë më 2022, para se të zmbrapseshin në nëntorin e atij viti, dhe të cilin ato vazhdojnë ta bombardojnë shpesh, e bleu TRASSIR-in për mbikëqyrje me video të hapësirave publike, tregon baza e të dhënave. Blerës të tjerë përfshijnë qytetet industriale, Nikopol, Poltava dhe Slavutiç, të cilat janë përballur me sulme ruse. Skemat nuk ka gjetur dëshmi se ushtria apo shërbimet e sigurisë të Rusisë po përdorin pamje nga sistemi TRASSIR për të shënjuar këto lokacione specifike. Më pak se një javë pas fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë, Kievi bllokoi qasjen në serverët e internetit në Rusi, të cilët i përdor TRASSIR-i. Shumica e kompanive apo institucioneve ukrainase, që e kanë përdorur TRASSIR-in dhe u janë përgjigjur pyetjeve nga Skemat, kanë thënë se e kanë përdorur programin rus në një rrjet të mbyllur të brendshëm, për të reduktuar rrezikun e rrjedhjes së të dhënave, apo se e kanë ndalur përdorimin e tij. Megjithatë, Skemat dhe ekspertët e sigurisë digjitale kanë përcaktuar se sistemet TRASSIR ende mund të qasen në këta serverë, përmes rrjeteve virtuale private (VPN), të cilat fshehin vendndodhjen e përdoruesit dhe përdoren gjerësisht në Ukrainë.

Lidhja e kamerave me Kremlinin

TRASSIR, në pronësi të DSSL-së, është një markë e njohur për mbikëqyrje me kamera në Rusi: Qendra e transmetimeve e kanaleve televizive shtetërore ruse, Kulla Ostankino e Moskës, selia e qeverisë së rajonit të Tosmkut dhe një urë në Shën Petersburg përdorin sistemin e kamerave të sigurisë TRASSIR, sipas ueb-sajtit të DSSL-së. Kompania pohon se ka gjithsej 150 partnerë në Bjellorusi, Bullgari, Kazakistan, Kirgizi, Moldavi, Rumani dhe Rusi. Sistemi, që TRASSIR pohon se mund të përdoret në vende të ndryshme, nga “një dyqan i vogël deri te një aeroport”, kryesisht përdor kamera nga kompania kineze Hikvision, por programi që transmeton pamjet nga kamerat është i vetë TRASSIR-it.

Baza e të dhënave të import-eksportit, ImportGenius, tregon se kompanitë ukrainase kanë importuar mbi 10.000 kamera dhe pajisje për regjistrim nga sistemi i mbikëqyrjes TRASSIR, nga viti 2016 deri kur Kievi ndërpreu të gjitha importet ruse në shkurtin e vitit 2022. Këta numra nuk përfshijnë importet e mundshme ilegale. Aktivistë të sigurisë digjitale kanë thënë për Skemat se kamerat e pajisura me programin TRASSIR mund të transmetojnë video drejt serverëve rusë. Ndaras, një artikull promocional ka thënë se një numër institucionesh qeveritare dhe kompanish private ishin në mesin e përdoruesve ukrainas të sistemit të kamerave TRASSIR.

Për të konfirmuar gjetjet e aktivistëve, Skemat ka bashkëpunuar me CyberLab dhe Laboratorin e Sigurisë Digjitale, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Kiev, për të testuar sistemin e mbikëqyrjes me video, TRASSIR. Skemat ka blerë një nga kamerat përmes internetit; aktivistët, që kanë kërkuar anonimitet, kanë siguruar disa kamera nga sistemi i mbikëqyrjes TRASSIR dhe një regjistrues pamjesh.

Duke përdorur një VPN për të anashkaluar bllokadën ukrainase ndaj serverëve rusë, specialistja e Laboratorit të Sigurisë Digjitale, Natalia Onishchenko, përcaktoi se, përveç destinacioneve tjera, si Google në Shtetet e Bashkuara, kamera dërgon kërkesa për transmetim të dhënash në një nëndomen në Rusi të ueb-sajtit të TRASSIR-it: m30.ru.cloudtrassir.com. Gjurmuesi i domenëve ka zbuluar se adresa e Protokollit të Internetit (IP) të këtij subdomeni, vargu i numrave që e identifikon atë online, i përket një kompanie në Moskë, të quajtur Digital Network. Digital Network është ofrues i shërbimeve të internetit, pjesë e një korporate të madhe ruse, dhe njihet me emrin tregtar msm.ru. Klientët e tij përfshijnë kompaninë Yandex, produktet e së cilës përfshijnë motorin kyç të kërkimit në Rusi, dhe kanalin televiziv të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Zvezda.

Të dhënat nga portali i Rusisë për kontrata qeveritare, EIS Zakupki, tregojnë se Digital Network i ka mundësuar qasje në internet “njësitit ushtarak 43753”, i njohur ndryshe si Qendra për Mbrojtje të Informatave dhe Komunikime Speciale, ndërmjet viteve 2015 dhe 2017. Qendra, pjesë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), agjencisë kryesore të inteligjencës në Rusi, monitoron dhe vlerëson programet, dhe i asiston FSB-së për dekriptime. Programi i sistemit TRASSIR ka dërguar, po ashtu, një kërkesë për të dhëna në një server që i përket VK-së, kompani masive private ruse e teknologjisë informative (TI), apo një tjetër korporatë mike e Kremlinit, e cila, sipas një hulumtuesi gjerman, “kontrollohet nga shteti dhe ndjek objektiva ideologjike dhe të inteligjencës” për Kremlinin.

VK ka themeluar rrjetet e popullarizuara sociale në Rusi, VK dhe Odnoklassniki, ndërsa zoton sistemin e postës elektronike, Mail.ru, i cili përdoret gjerësisht atje. Sipas Ligjit për internet sovran të Rusisë, i miratuar më 2019, kompanitë ruse të TI-së janë të obliguara të instalojnë pajisje që i mundësojnë agjencisë federale të komunikimeve, Roskomnadzor, të monitorojë trafikun e tyre në internet. Një rregull i mëparshëm, pjesë e të ashtuquajturave amendamente të Yarovayas, parasheh që kompanitë e TI-së të ruajnë të dhënat, përfshirë videoxhirimet, për gjashtë muaj, dhe t’ia dorëzojnë ato strukturave shtetërore ruse, kur u kërkohen.

Legjislacioni i tillë nënkupton se “qasja në të gjitha resurset e ruajtura në Rusi është e mundshme për shërbimet speciale dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, edhe pa vendime gjyqësore”, ka thënë specialisti ukrainas i kundërinteligjencës, Viktor Yahun, rezervist i SBU-së, i cili dikur është angazhuar në operacione të kundërinteligjencës ndaj FSB-së./REL

Gjenerali zbulon dështimet e Ukrainës, ja ku gaboi ushtria e Kievit

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny, foli në një konferencë për shtyp, e para pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022, për perspektivat e Kievit në konfliktin e vazhdueshëm me Moskën, për gabimet e bëra në këto pothuajse dy vjet luftë dhe mobilizimin e njerëzve të tjerë që do të dislokoheshin në front.

Gjenerali, i cili është përplasur me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky për muaj të tërë, fillimisht pranoi se kishte bërë një gabim të madh vlerësimi: duke besuar se humbjet e mëdha në frontin rus do ta kishin bërë Kremlinin të bënte një hap prapa. Nuk ishte kështu dhe Zaluzhny nuk e kurseu autokritikën ndaj veprimeve të tij:

"Gabimi im më i madh ishte të mendoja se një numër kaq i madh humbjesh të shkaktuara ndaj armikut do të kishte ndalur dikë. Por kjo nuk e ndaloi Rusinë".

Zaluzhny kujtoi gjithashtu se lufta kundër Federatës Ruse do të jetë një luftë e gjatë: "Nuk do të lodhem duke ju kujtuar se ka një luftë që zhvillohet sipas ligjeve të saj. Çdo gjë që ndodh në luftë varet nga veprimet e armikut tonë”, tha ai.

"Unë e kuptoj qartë dhe e di që ushtarët tanë në front po e bëjnë punën e tyre në kushte shumë të vështira. Sigurisht që do të doja njerëz që t’i bashkohen ushtrisë dhe ata që janë duke shërbyer, e kuptuan qartë se sa kohë do të duhet të luftojnë”, shtoi Zaluzhny.

“Së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes, ne kemi rënë dakord për një afat kohor prej 36 muajsh, duke shpresuar për dy kushte. Së pari, të mos ketë përshkallëzim në front. Së dyti, që këta persona të zëvendësohen brenda 36 muajve”, tha komandanti.

Siç raportohet, krerët e ushtrisë i kanë kërkuar Zelenskyt të mobilizojë deri në 500,000 njerëz.

ISW: Rusia ekzekuton të burgosurit ukrainas

Nga: A.Sh

Pamjet me dron ukrainas zbuluan një tjetër ekzekutim rus të të burgosurve ukrainas të luftës (POW) pranë Robotyne në rajonin perëndimor të Zaporizhzhia, raportoi Instituti për Studimin e Luftës në vlerësimin e tyre ditor më 27 dhjetor.

Videoja, e publikuar më 27 dhjetor, thuhet se tregon ushtarët rusë duke qëlluar tre ushtarakë ukrainas, të cilët forcat ruse i kapën në lindje të Robotyne. Më vonë në pamje, një ushtar rus qëllon përsëri një ushtarak ukrainas tashmë të vdekur nga një distancë e afërt. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës deklaroi se ky incident ka ndodhur në një datë të pacaktuar në dhjetor 2023. Zyra ka nisur një hetim për vrasjet.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët ukrainas hasin në prova të ushtarakëve rusë që torturojnë ose ekzekutojnë robër ukrainas në kundërshtim me Konventat e Gjenevës.

ISW gjithashtu raportoi se forcat ruse kanë avancuar në Zaporizhzhia perëndimore dhe kanë rimarrë pozicionet që Ukraina kapi gjatë kundërofensive të verës 2023, me gjasë pasi forcat ukrainase u tërhoqën në pozicione më të mbrojtura për dimër pranë Robotyne.

Pamjet e gjeolokuara sugjerojnë se forcat ruse kohët e fundit përparuan në lindje të Robotyne. Për më tepër, një zyrtar ushtarak ukrainas deklaroi në një intervistë me BBC të botuar më 27 dhjetor, se Rusia dëshiron të rimarrë Avdiivka, por synon të pushtojë të gjitha rajonet e Donetsk dhe Luhansk dhe të rimarrë pjesë të Zaporizhia Oblast të humbura gjatë kundërofensive ukrainase.

ISW vlerësoi se lufta aktuale pozicionale në Ukrainë "nuk është një ngërç i qëndrueshëm, sepse ekuilibri aktual mund të anohet në të dyja drejtimet nga vendimet e marra në Perëndim ose Rusi, dhe përfitimet e kufizuara ruse mund të bëhen të rëndësishme veçanërisht nëse Perëndimi ndërpret ushtrinë. ndihmë për Ukrainën”.

Së fundi, raporti thekson se Rusia nuk është e interesuar në negociatat me mirëbesim me Ukrainën, pavarësisht raporteve se zyrtarët perëndimorë po bëhen më të hapur ndaj idesë së një përfundimi të negociuar të luftës.

Një zyrtar pa emër i Shtëpisë së Bardhë dhe një diplomat evropian i thanë Politico-s më 27 dhjetor se administrata e Biden dhe zyrtarët evropianë kanë filluar të zhvendosin fokusin nga mbështetja e fitores totale ndaj Rusisë në përmirësimin e pozicionit të Ukrainës në negociatat eventuale me Rusinë për t'i dhënë fund luftës. Këto negociata mund ta detyrojnë Ukrainën t'i lëshojë territor Rusisë.

Minat tokësore ruse kanë vrarë 277 ukrainas, përfshirë 14 fëmijë

Nga: A.Sh

Shërbimi Shtetëror i Urgjencës i Ukrainës ka konfirmuar se 277 persona, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë nga minat tokësore ruse dhe mjete të tjera shpërthyese që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022, raportoi Ukrinform më 27 dhjetor.

Duke folur në një konferencë për media, Oleksandr Khorunzhyi, një zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, konfirmoi se 608 persona të tjerë u plagosën, përfshirë 74 fëmijë si pasojë e shpërthimeve të shkaktuara nga minat tokësore.

Khorunzhyi gjithashtu vuri në dukje se skuadra ushtarake e bombave ka neutralizuar 464,000 pajisje shpërthyese në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë 3,145 bomba ajrore të pashpërthyera. Javët e fundit, çminimi është bërë i kufizuar për shkak të mbulesës së borës dhe temperaturave të ftohta.

Në fillim të këtij viti, ish-ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov konfirmoi se Ukraina është bërë kombi më i minuar në botë në botë, me 750,000 hektarë ose rreth 30 për qind të territorit të saj të Ukrainës të minuar aktualisht. Aktualisht, shumica e përpjekjeve të çminimit po kryhen në rajonet Mykolaiv, Kharkiv, Donetsk dhe Kherson.

Përqendrimi i minave në rajonet e pushtuara nga Rusia ka qenë një faktor kyç në ngadalësimin e kundërofensive të Ukrainës, duke kufizuar fitimet territoriale në lindje dhe jug.

Avokati i Popullit konfirmon se Rusia përdori të burgosurit ukrainas si mburoja njerëzore

Nga: A.Sh

Avokati i Popullit, Dmytro Lubinets, ka konfirmuar vërtetësinë e një videoje në të cilën shihet një ushtar rus duke përdorur të burgosurit ukrainas si mburoja njerëzore, raportoi New Voice më 27 dhjetor.

"Ne arritëm të vërtetojmë se videoja nuk është definitivisht e montuar dhe është e vërtetë. Ne e kuptojmë se ku është regjistruar dhe nga kush," tha Ombudsmani Lubinets në një intervistë televizive. Paraprakisht, ne madje kemi një ide se cili nga ushtarakët e Forcave të Armatosura Ruse e kreu këtë krim.

Videoja në fjalë u shfaq më 14 dhjetor dhe u ripublikua nga Radio Evropa e Lirë, duke paraqitur atë që dukej se ishin robër të paarmatosur ukrainas që detyroheshin të ecnin nën kërcënimin e armëve drejt vijave të Ukrainës. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë thanë se kanë arritur të përcaktojnë kohën dhe vendin e incidentit, por nuk e kanë ndarë atë me kërkesë të ushtrisë ukrainase.

Lubinets kishte thënë më parë se praktika mund të jetë sistematike midis trupave ruse. Ka pasur raporte të mëparshme se trupat ruse i detyruan të burgosurit të ecnin në fushat e minuara, tha ai.

Përdorimi i mburojave njerëzore është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar dhe përbën një krim lufte sipas Konventës së Gjenevës. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka hapur gjithashtu një hetim për përdorimin e dyshuar të Rusisë të të burgosurve ukrainas të luftës (POW) si mburoja njerëzore, dhe Lubinets kishte ndarë tashmë detajet e krimit të supozuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare bazuar në provat video.

Lufta e plotë e Rusisë kundër Ukrainës është shoqëruar me krime të shumta lufte dhe mizori, me prokurorët ukrainas që kanë regjistruar më shumë se 110,000 raste të krimeve të luftës deri më sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat