Papa Françesku theksoi rëndësinë e mirënjohjes dhe shpresës në meshën e Vitit të Ri të dielën.
Besimtarët duhet të jetojnë çdo ditë dhe çdo moment me mirënjohje dhe shpresë, tha Papa 87-vjeçar në meshën e falënderimit të fundvitit në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Papa nuk përmendi përvjetorin e parë të vdekjes së paraardhësit të tij. Por në lutjen tradicionale të mesditës, ai bëri homazhe për Papa Benedikti e 16-të.
“E kujtojmë me mirënjohje dhe admirim. Ai na bekon nga qielli dhe është me ne”, tha ai.
Benedikti i 16-të, i lindur Joseph Ratzinger në Marktl, Bavari në vitin 1927, vdiq në Vatikan më 31 dhjetor 2022, në moshën 95-vjeçare.