Shoqatat e mbrojtjes së kafshëve kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e fishekzjarrëve në ambientet ku ka kafshë.
Në natën e ndërrimit të viteve, shumë qen dhe mace janë raportuar të humbur, pas panikut nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Në Gjermani u bënë thirrje për ndalimin e fishekzjarrëve nga qytetarët. Ndërsa në Lowcountry mbi 20 telefonata për humbjen e kafshëve u regjistruan pas festës së vitit të ri.
Ekspertët thonë se zhurma e fishekzjarrëve ndikon që kafshët të humbasin kontrollin dhe të vrapojnë.
Në rrjetet sociale, kudo janë shpërndarë foto të qenve dhe maceve të humbura në vetëm 24 orët e fundit të 2024, duke ofruar shpërblim për këdo që siguron informacion.