Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, tha se rruga e vetme për një proces paqeje, është krijimi i një shteti palestinez.
Tutje ai shtoi se perspektiva e një shteti do të ofronte një “horizont shprese” për palestinezët.
Borelli këto i tha në një konferencë shtypi të mbajtur me kryeministrin libanez, Najib Mikati, ku aty gjithashtu tha se donte të fillonte një nismë europiane-arabe për të ringjallur një proces paqeje, me qëllimin përfundimtar të një zgjidhje me dy shtete.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, zhvilloi një vizitë në Liban, për të bërë përpjekje më të gjera diplomatike që konflikti në Gaza të mos përhapet edhe në vende të tjera në Lindjen e Mesme.
Borell tha se do të vizitojë gjithashtu Arabinë Saudite të dielën për të diskutuar hapat për të siguruar paqen në të gjithë rajonin, raporton The Guradian.