“Jam këtu në fazën e tretë të kancerit”, spikerja e CNN me lot në sy bën njoftimin prekës në fund të emisionit

Bota

“Jam këtu në fazën e tretë të kancerit”, spikerja e CNN me lot në sy bën njoftimin prekës në fund të emisionit

Më: 9 janar 2024 Në ora: 16:54
Sara Sidner

Spikerja e CNN në emisionin e mëngjesit, Sara Sidner në fund të programit që ajo drejton ka bërë një njoftim lidhur me jetën e saj, video e cila po bën xhiro në internet.

51-vjeçarja bëri të ditur për teleshikuesit se është diagnostifikuar me kancer në gji dhe është në fazën e tretë të tij.

Sidner qysh në fillim të mesazhit të saj, kërkoi nga shikuesit që të mendonin 8 gra që ata njohin apo duan në jetën e tyre.

Ajo gjithashtu theksoi se tani është në muajin e dytë të kemio terapisë.

“Dua t’ju pyesja juve për një favor. Merrni një sekond dhe mendoni 8 gra që i doni në jetën tuaj. Sipas statistikave, një nga to do të ketë ose ka kancer në gji. Unë jam ajo në atë grupin e 8 grave. Unë kurrë nuk kam qenë e sëmurë në jetën time, nuk pi alkool, nuk pi duhan, me kancer në gji nuk ka qenë askush në familjen time, por ja ku jam, jam në fazën e tretë. Jam në muajin e dytë të kemio-terapisë”, tha Sara Sidner.

“Pavarësisht çka kam kaluar, unë jam sërish në dashuri me jetën”, thotë ajo e përlotur.

“Por çdo ditë që marrë frymë unë muj të festoj që jam sërish me ju, familjen time, kolegët dhe kjo më mjafton”, shtoi tutje ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat