Rebelët Huthi sulmojnë luftanijen amerikane, reagon Perëndimi
Rebelët Huthi qëlluan një raketë ndaj një luftanijeje amerikane në detin e Kuq, pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë që prej së enjtes së kaluar. Sulmi në fjalë është i pari që konfirmohet nga Amerika pas disa javë agresion të ushtruar ndaj anijeve tregtare.
Ndërkohë, ministri britanik i Mbrojtjes ka deklaruar se Londra po monitoron situatën dhe se nëse sulmet nuk ndalen, Mbretëria e Bashkuar do të marrë vendimet e duhura.
“Qasja e tyre në detin e Kuq është tërësisht e papranueshme. Ne do ta ndjekim me vëmendje për të parë nëse nevojitet aksion i mëtejshëm dhe më pas do të vendosim. Synimi ynë është t’i dërgojmë një mesazh të qartë Huthëve, gjë të cilën e kemi arritur deri tani”, tha Grant Shapps, sekretar i Mbrojtjes, Britani e Madhe.
Që prej 17 tetorit të kaluar, militantët e mbështetur nga Irani janë përpjekur të sulmojnë anije të shumta në akset ndërkombëtare të lundrimit.