Në sulmin e sotëm izraelit në Gaza, 20 palestinezë që prisnin në radhë për ndihma humanitare u vranë dhe 150 u plagosën.
Ky informacion është bërë i ditur nga ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, raporton skynews.
Ministria pretendon se një raketë goditi një grup të madh njerëzish që prisnin ndihma humanitare në një rrethrrotullim në Gaza.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qidra tha se dhjetëra u plagosën në sulm dhe se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.
Ai shtoi se një numër i madh i të plagosurve rëndë janë dërguar në spitalin Shifa.
Ndryshe, ushtria izraelite thotë se po heton vërtetësinë e deklaratës së ministrisë.