Rreth 64,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në shtetin australian të Queensland mëngjesin e sotëm pasi cikloni tropikal i kategorisë 2 Kirili goditi zonën duke sjellë shira të dendur dhe ka rrezik të lartë për përmbytje.
Kompania e energjisë elektrike Ergon Energy njoftoi se shumica e konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike në qytetin e Townsville.
Ende nuk dihet se kur do të rikthehet furnizimi, raporton Reuters.
Meteorologët kanë parashikuar se cikloni do të sjellë shi të dendur sot në pjesë të Queensland-it verior, me shpejtësi maksimale të erës rreth 90 kilometra në orë.