Në dy vjetët qe nga fillimi i pushtimit rus, Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare i kanë ofruar Ukrainës pajisje ushtarake, armë dhe municione në vlerë 28 miliardë euro, por vetëm këtë vit shuma e kësaj ndihme do të arrijë në 21 miliardë euro.
Kështu tha shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, sot në një konferencë shtypi në Bruksel, pas takimit jozyrtar të ministrave të Mbrojtjes të BE-së.
Përpos kësaj, ai shtoi se BE-ja do të furnizojë Ukrainën me mbi milionë predha këtë vit.
Kapaciteti i rritur i prodhimit të industrisë evropiane të mbrojtjes do t'i lejojë Evropës të furnizojë Ukrainën me më shumë se një milion municione deri në fund të vitit.