Një delegacion i Koresë së Veriut do të vizitojë dhomën e ulët të parlamentit rus më 13 shkurt, citoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
Sipas Reuters, ligjvënësi rus, Kazbek Taysaev tha se një delegacion parlamentar rus planifikoi të udhëtonte në Korenë e Veriut në mars, shkruan The Guardian.Rusia ka thelluar edhe më shumë lidhjet me Korenë e Veriut dhe venet e tjera armiqësore ndaj ShBA-së, si Irani që nga fillimi i luftës me Ukrainën – marrëdhënie që janë një burim shqetësimi për perëndimin.
Presidenti rus, Vladimir Putin vitin e kaluar pranoi ftesën e Kim Jong-un për të vizituar Korenë e Veriut, megjithëse data e udhëtimit është ende e paqartë. Kremlini tha muajin e kaluar se një vizitë e Putinit do të ndodhte në të ardhmen e parashikueshme.
SjBA ka akuzuar Korenë e Veriut për furnizimin e Rusisë me predha artilerie dhe raketa të përdorura në luftën në Ukrainë.
Si Moska ashtu edhe Pheniani i kanë mohuar akuzat e ShBA-së, por vitin e kaluar u zotuan të thellojnë marrëdhëniet ushtarake.