Sulmet e fundit të ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme e bëjnë të vështirë arritjen e një zgjidhjeje politike në rajon, i tha ministri i jashtëm iranian të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara për Jemenin të shtunën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit.
Ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian i bëri komentet para se zyrtarët amerikanë të konfirmonin sulmet e fundit të shtunën në objektivat Houthi.
Sulmet pasojnë sulme të shumta ajrore të përbashkëta ShBA-Mbretëria e Bashkuar ndaj grupit rebel të mbështetur nga Irani në Jemen muajin e kaluar.
Gjatë takimit të tyre në Teheran, Amir-Abdollahian i tha të dërguarit të posaçëm, Hans Grundberg se sulmet e ShBA-së dhe vendimi i saj për të përcaktuar Houthis si një organizatë terroriste e kanë “komplikuar situatën dhe e kanë bërë më të vështirë arritjen e një zgjidhjeje politike”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.
Amir-Abdollahian i quajti gjithashtu sulmet e ShBA-së “vazhdim i qasjes së gabuar dhe të dështuar të Uashingtonit për të zgjidhur çështjet me forcë dhe përmes militarizmit”.