Sulmet në Jemen, Sunak: Detyra jonë është të ruajmë lirinë

Bota

Sulmet në Jemen, Sunak: Detyra jonë është të ruajmë lirinë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 14:17
Rishi Sunak

Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi se sulmet e përbashkëta të kryera nga SHBA dhe Britania kanë marrë “sukses” nga objektivat Houthi në Jemen.

Më tej Sunak tha se tajfunet e Forcave Ajrore Mbretërore u përdorën në sulme dhe goditën vende specifike Houthi. “Sulmet e fundit mbi anijet e Britanisë dhe ato ndërkombëtare janë të papranueshme.

Është detyra jonë të mbrojmë jetët e pafajshme dhe të ruajmë lirinë”, u shpreh Sunak.

Sulmet u kryen si hakmarrje për bombardimet e Houth-ve ndaj anijeve detare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe ngushticën Bab al Mandab.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat