​SHBA mbështet Greqinë në diversifikimin e burimeve të energjisë me fqinjët ballkanikë

Bota

​SHBA mbështet Greqinë në diversifikimin e burimeve të energjisë me fqinjët ballkanikë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 19:10
Sue Biniaz

Zëvendës emisarja speciale e Shteteve të Bashkuara për Klimën, Sue Biniaz shpreh entuziazmin e saj që Greqia do të jetë mikpritëse e Konferencës së Nëntë “Oqeani ynë” në prill dhe për vendimin e vendit për t'u fokusuar në ndotjen detare.

Ajo në një intervistë për Agjencinë e lajmeve ANA-MPA të dielën nënvizoi rëndësinë e mirëkuptimit të memorandumit SHBA-Greqi për të përmirësuar sigurinë energjetike dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, një partneritet që do të integrojë tregjet e energjisë elektrike të rajonit për të ofruar alternativa ndaj monopolit tradicional të gazit rus.

Ajo thotë se konferenca “Oqeani ynë” synon të sigurojë që oqeanet të jenë një ambient të shëndetshëm, i sigurt dhe produktiv për brezat e ardhshëm.

“Konferenca e Oqeanit Jonë (OOC) ka një fokus unik në mobilizimin e njoftimeve - duke përfshirë veprimet, iniciativat dhe politikat - për të adresuar kërcënimet serioze me të cilat përballet oqeani i botës dhe për të mbështetur ruajtjen detare dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Që nga viti 2014, Konferenca ka rezultuar në më shumë se 2.100 njoftime, me vlerë rreth 128 miliardë dollarë, në gjashtë fushat e vazhdueshme të veprimit të konferencës: promovimi i zonave të mbrojtura detare, nxitja e një ekonomie blu të qëndrueshme, trajtimi i krizës klimatike, mbështetja e sigurisë detare, avancimi i qëndrueshmërisë peshkimi dhe luftimi i ndotjes detare. Ne jemi krenarë për këtë histori dhe gjithçka që OOC ka arritur deri më sot”, tha ajo.

Ndryshe, nëntorin e kaluar, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Greqisë për të përmirësuar sigurinë energjetike dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.

Ky partneritet, i cili vjen si pjesë e Urës më të madhe të Energjisë SHBA-Evropë, do të avancojë bashkëpunimin mes entiteteve dhe autoriteteve energjetike në Greqi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë për të integruar tregjet e tyre të energjisë elektrike për të krijuar një rajon më të lidhur dhe më të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat