Rusia: Nëse SHBA vendos armë bërthamore në Britani, ne do të reagojmë

Bota

Rusia: Nëse SHBA vendos armë bërthamore në Britani, ne do të reagojmë

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Rusia po monitoron situatën në lidhje me një vendosje të mundshme të armëve bërthamore taktike amerikane në tokën britanike.

“Nëse ky skenar do të realizohet, Rusia ka paralajmëruar se do të reagojë”. Kështu deklaroi Genadi Gatilov, përfaqësuesi rus në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

“Po flasim ndoshta për riaktivizimin e një baze ajrore me armë bërthamore amerikane në Britaninë e Madhe. Flitet edhe për dërgimin e mundshëm të armëve bërthamore në shtetet baltike dhe Poloninë.

E gjithë kjo krijon një situatë të tensionuar. Ne po monitorojmë zhvillimet në këtë drejtim. Sigurisht, nëse është kështu, Rusia do të detyrohet të reagojë në përputhje me rrethanat”, ka thënë ndër të tjera ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat