Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka zbuluar planet për të zhvendosur ambasadën e vendit të tij në Jerusalem, ndërsa ai nisi një vizitë në Izrael.
Ekonomisti 53-vjeçar, i cili përmbysi politikën tradicionale për të fituar zgjedhjet vitin e kaluar, u prit ngrohtësisht nga ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, në aeroportin Ben Gurion pranë Tel Avivit.
Milei, në vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës, duke përjashtuar një lëvizje të shkurtër në forumin ekonomik të Davos në Zvicër, tha: “Plani im është të zhvendos ambasadën në Jerusalemin perëndimor”.
Konfirmimi i njoftimit gjerësisht të pritur gjeti favorin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, zyra e të cilit tha se ai “mirëpret ngrohtësisht” masën.
“Kryeministri Netanyahu, foli për këtë me presidentin Milei pas zgjedhjes së tij dhe mirëpret faktin që presidenti e ka mbajtur premtimin e tij”, thuhet në një deklaratë.
Krahu i djathtë Netanyahu dhe libertariani Milei, i cili është krahasuar me ish-presidentin amerikan Donald Trump – i cili zhvendosi ambasadën amerikane në Jerusalem në vitin 2018, do të takohen për bisedime të mërkurën, me qëllim të thellimit të lidhjeve midis dy vendeve thuhet nga Al Jazeera.