LIVE: Palestinezët në Gaza janë në rrezik për gjenocid/ Thirrja urgjente pas sulmeve të vazhdushme nga Izraeli!

Bota

LIVE: Palestinezët në Gaza janë në rrezik për gjenocid/ Thirrja urgjente pas sulmeve të vazhdushme nga Izraeli!

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 07:29 Përditësuar në ora: 22:46 më 09.02.2024
Foto ilustrim

Amnesty International: Palestinezët në Gaza janë në rrezik të madh për gjenocid

Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard, ka thënë se palestinezët në Gaza duhet të mbrohen nga aktet e mundshme të gjenocidit.

Ndërsa Izraeli përgatitet për një sulm në Rafah, i cili është i mbushur plot me më shumë se një milion njerëz të zhvendosur.

“Evakuim?? Por ku? Nuk ka ku të shkosh, “tha Callamard në një postim në rrjetet sociale.

“Amnesty po ripërsërit se palestinezët në Gaza janë në rrezik të madh të gjenocidit. Komuniteti ndërkombëtar ka detyrimin të veprojë për të parandaluar gjenocidin.”, shtoi ajo.

Erdogan: Nuk do ndalojmë përpjekjet deri në krijimin e shtetit palestinez!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se beson se bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës janë të krahasueshme me mizoritë naziste të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Para syve të gjithë botës, Izraeli, forcat e tij pushtuese po vrasin palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë. Mijëra vëllezër tanë palestinezë janë torturuar për vdekje. Më shumë se 67,000 palestinezë të pafajshëm janë plagosur në sulmet izraelite që synojnë popullsinë civile. Objektet fetare, shkollat, spitalet dhe e gjithë infrastruktura civile janë në shënjestër të sulmeve izraelite të krahasueshme me mizoritë naziste”, tha ai në një fjalim në Stamboll.

Sipas liderit turk, vendi i tij dhe vendet e tjera myslimane nuk po kursejnë asnjë përpjekje për të tërhequr vëmendjen e komunitetit global ndaj krimeve të Izraelit kundër njerëzimit dhe shkeljeve të rregullave të luftës nga ana e tij.

“Ne vazhdojmë përpjekjet diplomatike për të siguruar që vendet islamike të reagojnë dhe të veprojnë së bashku kundër shtypjes së Izraelit në Gaza. Ne do të vazhdojmë luftën tonë derisa të krijohet një shtet palestinez i pavarur, sovran dhe territorialisht integral brenda kufijve të vitit 1967 me një kryeqytet në Jerusalemin Lindor” theksoi Erdogan.

Izraeli vazhdon bombardimin në Gazë përkundër kritikave të ashpra të Presidentit Biden

Izraeli bombardoi objektiva në qytetin Rafah në Rripin e Gazës të premten përkundër paralajmërimeve të Presidentit amerikan Joe Biden për të mos e zgjeruar sulmin tokësor në këtë pjesë të territorit ku aktualisht strehohen më shumë se gjysma e popullatës dy milionëshe të enklavës. Presidenti Biden kritikoi ashpër luftë e Izraelit, shenjë e shqetësimit për numrin e të vrarëve, që sipas autoriteteve në Gazën e udhëhequr nga grupi militant Hamas arriti në 28 mijë ndërkohë që lufta hyri në muajin e katërt.

Të paktën tetë persona u vranë të premten nga dy bombardime izraelite në qytetin jugor Rafah në Rripin e Gazës, në mesin e të cilëve tre fëmijë dhe një grua të së njejtës familje.

Sulmi i parë ajror i Izraelit goditi një ndërtesë banimi në afërsi të një spitali vetëm disa orë pasi Presidenti amerikan Joe Biden bëri kritikën më të ashpër ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës së nxitur nga sulmi i Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite më 7 tetor.

“Mendoj se përgjigja në Rripin e Gazës është e tepruar… Po mundohem shumë që ndihma humanitare të arrijë në Gazë. Ka shumë njerëz të pafajshëm që po vuajnë nga uria, shumë njerëz të zënë ngusht dhe që po vdesin. Dhe duhet të ndalet,” deklaroi Presidenti Biden.

Presidenti Biden tha se ai po punon për një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve dhe deklaroi se dëshiron që negociatat të “çojnë drejt një armëpushimi të qëndrueshëm.”

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi njoftoi të premten se numri i përgjithshëm i viktimave në Gazë është afro 28,000, prej të cilëve dy të tretat janë gra dhe fëmijë. Shifrat e dhëna nga Hamasi nuk bëjnë dallimin ndërmjet viktimave civile dhe militantëve që luftojnë në Gazë.

Shumica e popullatës 2.3 milionëshe të Rripit të Gazës janë strehuar në Rafah në përputhje me urdhrat e Izraelit para fillimit të ofensivës së zgjeruar tokësore të forcave izraelite.

Izraeli ka vazhduar të bombardojë zonat ku po strehohen refugjatët e zhvendosur, duke thënë se po godet objektivat e Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

“Ishte shpërthim shumë i fuqishëm. Dolëm jashtë për të parë se çfarë ndodhi, por për shkak të tymit, nuk pamë asgjë. Dëgjuam shumë britma dhe gurë që binin nga lart. Kuptuam që katet e larta të ndërtesës tonë ishin goditur dhe gjetëm të vrarët të shtrirë përtokë. Dy prej tyre ishin një baba me vajzën e tij. Situata është shumë e vështirë; një ndërtesë e tërë u shkatërrua, pa asnjë paralajmërim,” thotë banori Wisam Abdel Mohsen.

Ndonëse forcat izraelite janë të përqëndruara në qytetin Khan Younis, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vazhdimisht ka paralajmëruar këtë javë se Rafahu do të jetë në shënjestër, duke shkaktuar panik në mesin e qindra mijërave të zhvendosurve, një e katërta e të cilëve po vuan nga uria./VOA

Netanyahu urdhëron evakuimin e civilëve nga Rafahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netayahu, tha se ka urdhëruar ushtrinë që të përgatisë një plan për evakuimin e popullatës në Rafah, para një pushtimi të pritur izraelit në këtë qytezë në jug të Rripit të Gazës.

Netanyahu e bëri këtë njoftim të premten, më 9 shkurt, pas kritikave ndërkombëtare për planin e Izraelit për të pushtuar këtë qytet të stërmbushur me banorë, që gjendet në kufi me Egjiptin.

Izraeli tha se Rafahu është bastioni i fundit i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe i duhet të dërgojë trupat për të kompletuar planin e tij të luftës kundër grupit radikal palestinez.

Vlerësohet se 1.5 milion palestinezë gjenden në qytezën e Rafahut, pasi kanë ikur nga luftimet në pjesët e tjera të Gazës.

Netanyahu tha të premten se është i nevojshëm “një operacion masiv” në Rafah. Kryeministri izraelit tha se u ka kërkuar zyrtarëve të sigurisë që të prezantojnë “një plan të dyfishtë” do të përfshinte evakuimin e civilëve dhe një operacion ushtarak për të “kolapsuar” njësitë e mbetura të Hamasit.

Më herët, Egjipti, që ndan një kufi me Rafahun, ka thënë se çdo operacion tokësore në zonën e Rafahut, apo ndonjë zhvendosje e madhe përtej kufirit, do të minonte traktatin 40-vjeçar të paqes që ka me Izraelin.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit u nxit pasi grupi radikal palestinez kreu sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Në Gazë, si pasojë e ofensivës izraelite, janë vrarë mbi 27.000 palestinezë, janë zhvendosur shumë të tjerë dhe çereku i popullsisë është në prag të urisë./REL

Të paktën 22 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 22 persona janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë, në katër sulme ajrore izraelite më 9 shkurt në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe në qytezën jugore, Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët spitalorë.

Sulmet goditën një ndërtesë banimi në Rafah, duke vrarë tetë persona, dhe një çerdhe të shndërruar në strehimore për personat e zhvendosur në qytetin Zuvaida – në Gazën qendrore – ku u vranë pesë persona të tjerë. Ndërkaq, në një sulm në Deir al-Bala u vranë nëntë njerëz.

Mbi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës kanë ikur për në Rafah, duke respektuar urdhrat për evakuim të lëshuar nga Izraeli, para zgjerimit të ofensivës së tij tokësore. Urdhrat për evakuim tani mbulojnë dy të tretën e territorit të enklavës së vogël, e cila është rrethuar.

Edhe në zonat ku strehohen banorët, sikurse është Rafah, Izraeli vazhdimisht ka kryer sulme ajrore, pasi ka argumentuar se po sulmon caqet e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Izraeli mban përgjegjës grupin radikal palestinez për numrin e lartë të viktimave civile, duke thënë se Hamasi operon brenda zonave civile. Të enjten, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Izraeli po kryen një luftë “të tepruar”.

Trupat tokësore izraelite ende janë të përqendruara në qytetin e Han Junisit, që gjendet në veri të Rafahut, por kryeministri Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka paralajmëruar gjatë kësaj jave se Rafahu do të jetë synimi i radhës, duke krijuar panik në mesin e qindra mijëra personave të zhvendosur.

Paralajmërimet e Netanyahut kanë alarmuar po ashtu Egjiptin, i cili ka thënë se çdo operacion tokësore në zonën e Rafahut, apo ndonjë zhvendosje e madhe përtej kufirit, do të minonte traktatin 40-vjeçar të paqes që ka me Izraelin.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit u nxit pasi grupi radikal palestinez kreu sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Në Gazë, si pasojë e ofensivës izraelite, janë vrarë mbi 27.000 palestinezë, janë zhvendosur shumë të tjerë dhe çereku i popullsisë është në prag të urisë./REL

SHBA paralajmëron Izraelin se nuk do të mbështesë ofensivën në Rafah

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Izraelin se nisja e një ofensive ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pa planifikimin e duhur do të ishte një “katastrofë”.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të mbështeste planet për ndonjë operacion të madh në Rafah. Komentet vijnë disa ditë pasi udhëheqësi izraelit tha se i kishtë thënë  ushtrisë i përgatitej për të operuar në Rafah.

Më shumë se gjysma e banorëve të Gazës tani jetojnë në qytetin në kufi me Egjiptin. Rreth 1.5 milionë palestinezë po mbijetojnë atje në kushte të ështira humanitare.

Pjesa më e madhe e Gazës veriore dhe qendrore është kthyer në gërmadha nga bombardimet e vazhdueshme izraelite që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Duke folur të enjten në mbrëmje, dhe pa iu referuar Rafah, presidenti i SHBA Joe Biden tha se veprimet e Izraelit në Gaza kishin qenë “të ekzagjëruara”.

Më herët, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se ushtria izraelite kishte një “detyrim të veçantë ndërsa kryen operacione atje ose kudo tjetër për t’u siguruar që të mbrojnë civilët e pafajshëm.

Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, i bëri jehonë komenteve të Kirby, duke thënë: “Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesim ndërmarrjen e diçkaje të tillë pa një planifikim serioz dhe të besueshëm”.

Është e rrallë që SHBA, një aleat kyç dhe mbështetës ushtarak i Izraelit, të flasë për ndonjë fazë të ardhshme të ofensivës ushtarake të vendit në Gaza por ky ishte një paralajmërim i qartë.

Uashingtoni dërgon rreth 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin çdo vit. Rreth 1,300 njerëz u vranë gjatë sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, sipas zyrtarëve izraelitë.

Më shumë se 27,800 palestinezë janë vrarë dhe të paktën 67,000 janë plagosur nga  Izraeli, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

OKB: Më shumë se gjysmë milioni fëmijë nuk shkojnë në shkollë në Gaza

Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRËA) tha se më shumë se gjysmë milioni djem dhe vajza nuk shkojnë në shkollë për shkak të luftës në Gaza.

Lazzarini paralajmëroi se e ardhmja e tyre është në rrezik.

“Fëmijëve po u grabitet fëmijëria.

Kjo situatë duhet të ndryshojë duke filluar nga vendosja e një armëpushimi humanitar”, tha ai.

Postimi

Izraeli e Hamasi janë larg marrëveshjes për armëpushim e pengje, cilat janë pengesat?

Izraeli dhe Hamasi janë duke i vlerësuar kushtet e propozuara për një marrëveshje që ka për qëllim sjelljen e një armëpushimi në luftën katërmujore në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të dhjetëra pengjeve që po mbahen ende atje dhe të lirimit të shumë palestinezëve nga burgjet izraelite.

Por, palët kanë shumë papajtueshmëri për kushtet. Ndërmjetësuesit, Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, po punojnë për t’i sjellë palët më afër marrëveshjes.

Më poshtë mund të mësoni se çfarë po kërkon secila palë:

Çfarë dëshiron Izraeli?

Lajmin e plotë lexojeni KETU

Sulmet izraelite lënë pesë të vdekur brenda objekteve mjekësore të Gazës

Një sulm ajror izraelit që synonte një dhomë në Kompleksin Mjekësor Al Shifa në qytetin e Gazës vrau pesë persona të enjten, tha gazetari Khader Zaanoun për CNN, i cili mori informacionin e tij nga zyrtarët shëndetësorë në qytet.

Në Khan Younis, një mjek brenda Kompleksit Mjekësor Nasser, Ahmad Al Moghrabi, postoi një video në Instagram duke treguar një koleg të gjakosur për të cilin ai tha se ishte qëlluar nga një snajper ndërsa ishte brenda objektit mjekësor.

Ashraf Al-Qudra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të drejtuar nga Hamasi, tha se në kompleksin spitalor Nasser ka 300 personel mjekësor, 450 të lënduar dhe 10 mijë persona të zhvendosur.

Ata janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe urisë, si dhe rreziqeve shëndetësore për shkak të akumulimit të mbetjeve mjekësore dhe jo mjekësore pasi forcat izraelite po parandalojnë heqjen e tyre, shtoi ai.

Senati drejt miratimit të një pakete të re ndihmash për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët

Senati amerikan ra dakort të enjten të propozojë një paketë të re ndihmash prej 95 miliardë dollarësh, me një votim procedurial 67 me 32, që mundëson paraqitjen në vazhdim për votim në seancë plenare. Propozimi përmban 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë ndihma për Izraelin.

Pas disa orësh negociatash, Senati arriti të sigurojë minimumin prej 60 votash që nevojitet për të kaluar në një votim të plotë paketën e ndihmave, ku përfshihen edhe miliarda dollarë ndihma për vendet e rajonit Indo-Paqësor që përballen me agresionin kinez.

Propozimi ishte paraqitur mbrëmjen e së mërkurës nga drejtuesi i shumicës në Senat, senatori demokrat Chuck Schumer, pasi një marrëveshje dy partiake me buxhet prej 118 miliardë dollarësh që përfshinte edhe masat për sigurinë kufitare dështoi në Senat, megjithëse ishin bërë muaj të tërë negociatash.

Lajmin e plotë lexojeni KETU

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat