Sulmet ajrore izraelite që synonin një ndërtesë në një zonë të lartë pranë Damaskut – kryeqytetit sirian, vranë tre persona të shtunën herët.
Kështu tha Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, raporton AFP.
Ai nuk mund të konfirmonte menjëherë nëse të vdekurit ishin luftëtarë, shkruan The Guardian.
Ai shtoi se shumë njerëz të tjerë u plagosën në sulmet në një lagje ku kishte “vila për ushtarakët dhe zyrtarët e lartë”.
Monitoruesi i luftës, i cili ka një rrjet burimesh brenda Sirisë, raportoi më herët “sulmin izraelit” në “një ndërtesë banimi në perëndim të kryeqytetit sirian Damaskut”, me zhurmën e “shpërthimeve të dhunshme”.