Forcat ukrainase kanë rrëzuar edhe një aeroplan rus brenda një kohe mjaft të shkurtër.
Një aeroplan luftarak rus, Su-34 raportohet se është rrëzuar në pjesën e pushtuar të rajonit Kherson.
Aeroplani u rrëzua në lagjen Henichesk ndërsa dëshmitarët okularë kanë publikuar video nga vendi i rrëzimit.
Kanali “The Crimean Wind” në Telegram raporton se rus Su-34 u zhduk nga ekranet e radarëve pasi lëshoi një raketë.
Kjo dyshohet se ka ndodhur “në një lartësi prej 2000 metrash mbi rrethin Henichesk”.
Theksojmë se ky është aeroplani i nëntë i rrëzuar i Forcave të Armatosura Ruse në tetë ditët e fundit.
Ndryshe, Forcat Ajrore të Ukrainës dje konfirmuan rrëzimin e aeroplanit rus të zbulimit të radarëve me rreze të gjatë A-50.