Forcat ruse kanë goditur objektiva anembanë Ukrainës, duke përdorur raketa dhe dronë, tha ushtria ukrainase.
Gjatë sulmeve, forcat ukrainase rrëzuan dy raketa të drejtuara “X-59” dhe 12 dronë që fluturonin mbi rajonet Kirovohrad, Odesa dhe Mykolaiv, shkruan CNN.
Një person u vra pasi një ndërtesë banimi u godit në Odesa, tre persona janë dërguar në spital, ndërsa një është shpëtuar nga rrënojat.