Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur votën e parlamentit hungarez, për të qenit pro anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Ai thotë se meqë të gjitha vendet e kanë miratuar një kërkesë të tillë, Suedia do të bëhet Aleati i 32-të i NATO-s.
”Unë e mirëpres votën e parlamentit hungarez për ratifikimin e anëtarësimit të # Suedisë në NATO. Tani që të gjithë aleatët kanë miratuar, Suedia do të bëhet Aleati i 32-të #NATO.
Anëtarësimi i Suedisë do të na bëjë të gjithëve më të fortë dhe më të sigurt”