Gruaja e Alexei Navalnyt, Julia Navalnaya ka folur sot para deputetëve të Parlamentit Evropian.
Ajo deklaroi se Strasburgu ishte një nga qytetet e preferuara të çiftit, por ajo “nuk po shëtitet më” me familjen e saj, përkundrazi po i drejtohet parlamentit për vdekjen e burrit.
Navalny u “torturua për tre vjet” me urdhër të Vladimir Putinit, thotë ajo, duke përshkruar se si ai ishte “i uritur dhe i shkëputur nga bota e jashtme” në një “qeli të vogël” dhe iu mohuan vizitat, telefonatat dhe letrat.
“Dhe pastaj e vranë. Edhe pas kësaj ata abuzuan me trupin e pajetë. Të njëjtën gjë e bënë edhe me nënën e tij”, pohoi Navalnaya, raporton skynews.
Duke përshkruar se si dukej në jetën e përditshme Navalny, ajo e quan atë një “shpikës” që “gjithmonë kishte ide të reja për gjithçka”.
Ajo thotë se nuk mund të jetë e sigurt nëse ngjarja do të jetë e qetë apo “nëse policia do të arrestojë ata që vijnë për t’i thënë lamtumirën tim shoqi”.
Ndryshe, opozitari rus ka ndërruar jetë në një qeli të largët në Arktik.