Presidenti rus para pak çastesh përfundoi fjalimin e tij mbi dy orë, të cilën e mbuluan pothuajse të gjitha mediat ruse që kontrollohen direkt apo indirekt nga Kremlini.
Ai foli për gjëra të ndryshme propagandistike, duke filluar nga kinse industrializimi i Rusisë e deri të plakja e popullatës ruse, që sipas tij tha se është një trend global.
Siç raporton BBC, ishte një emër që ai assesi të merr guximin ta përmend gjatë fjalimit të tij – ai i opozitarit rus Alexei Navalny, i cili në fillim të muajit vdiq në një burg në Arktik.
Vdekja e tij nxiti reagim global dhe protesta në pothuajse të gjitha qytetet ruse, ku shumë mbështetës të Navalnyt u arrestuan nga organet ruse të Sigurisë.
Ajo çfarë u theksua më së shumti ishte brutaliteti i policisë ruse që arrestoi mbështetësit e Navalnyt në Moskë dhe Shën Petersburg.
Në anën tjetër është bërë e ditur se Navalny do të varroset te premten në Moskë. Ai është cilësuar nga Kremlini si kërcënimi më i madh i Putinit, për faktin se kishte shumë mbështetës që dilnin për të protestuar nëpër rrugët e qyteteve ruse kundër qeverisë ruse.
Shumë liderë botërorë e bën përgjegjës Vladimir Putinin për vdekjen e Navalnyt, derisa Kremlini ka mohuar akuzat duke thënë se është nuk janë të përfshirë në vdekjen e tij.