Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar edhe një aeroplan rus Su-34

Bota

Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar edhe një aeroplan rus Su-34

Më: 2 mars 2024 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Forcat ukrainase rrëzuan 14 nga 17 dronët e tipit Shahed si dhe një aeroplan sulmues Su-34.

Ky është aeroplani i parë rus i rrëzuar këtë muaj pasi Rusia humbi 13 aeroplanë luftarakë në vetëm dy javë të muajit shkurt.

Su-34 thuhet se u rrëzua në frontin lindor ndërsa përpiqej të sulmonte pozicionet ukrainase, shkruan kyivindependent.

17 dronët e tipit Shahed u lëshuan nga Primorsko-Akhtarsk në Krasnodar Krai të Rusisë dhe nga Krimea e pushtuar. Rreth 14 prej tyre u rrëzuan mbi rajonet Odessa, Mykolaiv, Zaporizhzhia, Kharkiv, Sumy dhe Dnipropetrovsk.

Edhe pse shumica e dronëve u kapën, sulmi shkaktoi dëme dhe viktima civile, duke përfshirë të paktën dy persona të vrarë dhe shtatë të plagosur në Odessa dhe një të vrarë dhe tre të plagosur në rajonin e Kharkiv.

Forcat ruse sulmuan gjithashtu me raketa lundrimi të lëshuara nga ajri Kh-59/Kh-35 nga pjesët e pushtuara të rajoneve Kherson dhe Donetsk.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat