Policia ukrainase në Dnipropetrovsk ka arritur të shkatërrojë një raketë ruse që nuk kishte shpërthyer.
Përmes një shpërthimi të kontrolluar, ukrainasit asgjësuan raketën ruse të tipit KH-59.
Kjo raketë nuk kishte shpërthyer në momentin kur kishte rënë, pasi pasojat sigurisht se do të ishin të mëdha.
Ukrainasit mjete të tilla shpërthyese i asgjësojnë pothuajse çdo ditë, kryesisht janë raketa të aeroplanëve rusë që nuk janë aktivizuar pasi janë lëshuar nga fluturaket.
Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin policët ukrainas që rrethojnë zonën përreth raketës dhe pasi sigurohen se nuk ka asnjë civilë, aktivizojnë eksplozivin për ta hedhur në erë.