Një grup i madh protestuesish jashtë ambasadës amerikane në Tel Aviv kanë kërkuar nga presidentit amerikan, Joe Biden të ndihmojë në sigurimin e një marrëveshjeje për një armëpushim në Gaza që do të lirojë pengjet izraelitë.
Protestuesit u panë duke valëvitur flamuj amerikanë dhe duke mbajtur tabela me “Marrëveshje pengjesh” dhe “Të gjithë në shtëpi”, shkruan CNN.
Një grup tjetër protestuesish u mblodhën jashtë konsullatës së SHBA-së në Jerusalem, duke mbajtur në duar tabela ku shkruhej “Ne i besojmë Bidenit”.
Ndërkaq, Biden ka kërkuar një armëpushim, derisa negociatat vazhdojnë mbi një marrëveshje që do të shoqëronte një pauzë në luftimet me lirimin e pengjeve.
“Është në duart e Hamasit tani”, është shprehur presidenti amerikan.