​SHBA evakuon stafin nga ambasada në Haiti

Bota

​SHBA evakuon stafin nga ambasada në Haiti

Më: 10 mars 2024 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

SHBA ka evakuuar stafin jo thelbësor nga ambasada në Haiti, ndërsa Port au Prince, 80% e kontrolluar nga bandat e kriminelëve, duket gjithnjë e më shumë si një fushë beteje.

Transferimi u krye me helikopter nga ushtria në mes të natës.

Sipas një deklarate të Komandës Jugore të SHBA-së, misioni u konceptua si pjesë e "për të lejuar vazhdimin e operacioneve të Ambasadës dhe largimin e personelit jo thelbësor".

Ambasada në kryeqytetin e Haitit mbetet e hapur, me sigurimin e përforcuar nga një kontingjent marinsash. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat