​Rusët përdorin granata me gaz mbytës në Zaporizhzhia të Ukrainës

Bota

​Rusët përdorin granata me gaz mbytës në Zaporizhzhia të Ukrainës

Më: 10 mars 2024 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Trupat ruse kanë filluar të përdorin municion që përmban një substancë helmuese, veçanërisht në rajonin e Zaporizhzhia, ka bërë të ditur zëdhënësi i brigadës Tavria Dmytro Lykhovi për një televizion ukrainas.

Gjatë javës së kaluar, sipas raportit, ushtria e Kremlinit ka lëshuar rreth 50 herë nga dronët e tipit Chloropicrin me granata mbytëse me gaz lotsjellës.

“Vetëm dje janë hedhur 15 municione të tilla, pothuajse të gjitha në sektorin e Zaporizhzhia.

Kur armiku nuk mund të godasë llogoret tona me artileri ose dronë, ai përdorë këto gazra mbytës", tha Lykhovi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat