Një udhërrëfyes peruan u vra dhe gjashtë turistë francezë u plagosën dje nga rrufeja në zonën turistike të Cuzco, në jug të Perusë, shkruajnë mediat e huaja.
Rrufeja goditi grupin teksa po shëtisnin në malin Vinicunca, i quajtur edhe mali me shtatë ngjyra, i cili ndodhet në zemër të Andeve, rreth 100 kilometra larg qytetit të Cuzco.
Në një deklaratë për shtyp, policia lokale tha se turistët francezë, të moshës 22 dhe 40 vjeç, po trajtoheshin në një spital në Cuzco.
Ata kanë pësuar “djegie dhe lëndime të tjera”, shtohet pa dhënë detaje të mëtejshme për gjendjen e tyre shëndetësore.