Fregata e Marinës Greke "Hydra" hapi të mërkurën zjarr ndaj dy mjeteve ajrore pa pilot në Gjirin e Adenit, në përputhje me rregullat e angazhimit, duke bërë që ato të tërhiqen.
"Hydra" po siguronte mbrojtje për një anije tregtare gjatë operacionit EUNAVFOR ASPIDES në rajon.
Sipas burimeve kompetente, “Hydra” po vijon normalisht misionin.