Të paktën pesë persona janë plagosur në një sulm rus në Mykolaiv të Ukrainës.
Duke shkruar në Telegram, guvernatori i Mykolaivit, Vitali Kim tha se Rusia gjuajti raketa në qytetin jugor në dy incidente, shkruan Sky News.
Ai tha se sulmi u krye nga i njëjti vend si një sulm i mëparshëm kundër qytetit të Odesës dy ditë më parë.
Autoritetet ukrainase thanë se 21 persona u vranë dhe 70 u plagosën në sulm.