Shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, paralajmëroi se kufizimet e vazhdueshme të Izraelit për ndihmën në Gaza mund të përbëjnë krimin e luftës të urisë.
Turk ia hodhi fajin Izraelit, duke thënë se situata e urisë në Gaza është rezultat i kufizimeve të gjera të Izraelit ndaj hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare, shkruan CNN.
“Shkalla e kufizimeve të vazhdueshme të Izraelit për hyrjen e ndihmave në Gaza, së bashku me mënyrën në të cilën ai vazhdon të kryejë armiqësi, mund të përbëjë përdorimin e urisë si një metodë lufte, që është një krim lufte”, u shpreh ai.
Turk gjithashtu vuri në dukje se sIzraeli ka përgjegjësinë të sigurojë dhe të lehtësojë furnizimet ushqimore dhe mjekësore si dhe të ndihmojë punën e organizatave humanitare.