Avionët ushtarakë spanjollë kanë hedhur 26 ton ndihma humanitare në Gaza pasi qeveria spanjolle i bëri thirrje Izraelit të hapë pikat kufitare tokësore për të parandaluar përhapjen e urisë.
“Spanja këmbëngul në hapjen e vendkalimeve tokësore si një masë e domosdoshme për të shmangur një situatë uria”, ka thënë Ministria e Jashtme.
Vende të tjera perëndimore, duke përfshirë ShBA-në, Francën dhe Gjermaninë, kanë përdorur gjithashtu fluturime ajrore për të ofruar ndihma për të lehtësuar krizën humanitare në Gaza.
Ministria e Jashtme spanjolle gjithashtu ripohoi angazhimin e saj për të mbështetur UNRËA-në, agjencinë humanitare të Kombeve të Bashkuara për palestinezët.