LIVE: Zmbrapset Rusia, tërheq anijet nga portet e Krimesë – Franca i jep “krahë” Ukrainës; Elon Musk ‘përzihet’ në luftë!

Bota

LIVE: Zmbrapset Rusia, tërheq anijet nga portet e Krimesë – Franca i jep “krahë” Ukrainës; Elon Musk ‘përzihet’ në luftë!

Nga: Bota sot Më: 31 mars 2024 Në ora: 06:40 Përditësuar në ora: 06:48 më 31.03.2024
Foto ilustrim

Firma ukrainase e energjisë thotë se 80% e kapacitetit gjenerues ka humbur pas sulmeve ruse

Sulmet ruse kanë dëmtuar ose shkatërruar pothuajse të gjitha termocentralet e firmës më të madhe private të energjisë në Ukrainë dhe kanë humbur 80% të kapacitetit të saj gjenerues.

Drejtori ekzekutiv i DTEK Dmytro Sakharuk tha në televizionin kombëtar ukrainas se pesë nga gjashtë stacionet e tij kishin pësuar dëme të rënda, me disa të shkatërruar plotësisht.

Riparimet mund të zgjasin deri në 18 muaj, tha Sakharuk, raporton Sky News.

DTEK plotëson gati një të katërtën e nevojave të Ukrainës për energji. Stacionet e saj dhe vendet e tjera janë shënjestruar vazhdimisht në sulmet ruse gjatë luftës.

Sakharuk tha se kostoja e humbjeve arriti në 300 milionë dollarë (mbi 277 milionë euro) vetëm për pajisjet, përpara se të merrej parasysh çdo kosto e punës.

“Ne kemi përcaktuar se 80% e kapacitetit gjenerues në dispozicion nuk po funksionon tani”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat